Balluke, gërsheta dhe kombinimet më të ‘çmendura’, ja trendët e verës që duhet patjetër t’i provoni

Vera vjen gjithmonë e nxehtë por me ide të freskëta mbi modën dhe trendët!

Nëse jeni duke kërkuar të bëni një ndryshim në look-un tuaj por ende nuk e dini se çfarë, Xhensila Myrtezaj, Kida dhe Dafina Zeqiri kanë zgjidhjen...balluket!

Këtë verë shumë nga vajzat tonë të preferuara të ekranit dhe videoklipeve kanë zgjedhur të presin balluke dhe me të vërtet ngjajnë shkëlqyer!

Një ndër ato është këngëtarja bukuroshe Xhensila Myrtezaj!

Ballukeve nuk i ka rezistuar dot as Kida, pasi në videoclipin e saj të fundit “Dale” në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Butrintin shfaqet me to dhe ngjan super cool!

Edhe e talentuara Dafina Zeqiri e cila shumë shpesh eksperimenton me look-un e saj, provoi balluket dhe ishim të sigurt që do të ngjante një yll i vërtet!

Një tjetër trend i cili ka “çmendur” Vip-at tanë këtë verë është kombinimi bombastik i blusë dhe jeshiles!

Sara Hoxha, zgjodhi pikërisht këtë kombinim për të festuar ditëlindjen e të dashurit të saj Ledri Vula dhe tërhoqi të gjithë vëmendjen e asaj nate.

Në linjën e saj të re me rroba banje, Lori Hoxha ka kombinuar blunë dhe jeshilen në mënyrën me verore dhe të freskët.

Ndërsa edhe blogerja Sarah Berisha nuk i ka “shpëtuar” këtij kombinimi veror.

Doni të dilni për një “girls night” dhe nuk dini si të rregulloni flokët....provoni t’i bëni gërsheta.

Këngëtarja Dhurata Dora në klipin e saj të fundit “Mi Amor” në bashkëpunim me Noizyn është shfaqur me gërsheta dhe nuk mund të ngjante më bukur.

Gërshetat për këtë verë kanë zgjedhur edhe dy motrat bukuroshe Megi dhe Ina Pojani. A nuk është një ide perfektë edhe për një ditë në plazh?

Tani që të gjitha jemi të nxira nga dielli dhe temperaturat janë të larta, ngjyra rozë do të ishte një perfeksion mbi trupin tuaj!

Me taka floriri dhe një buzëqeshje, moderatorja Kiara Tito ka zgjedhur të vesh një fustan tepër interesant në ngjyrën e verës, rozën.

Duket se vajzat e ekranit e adhurojnë rozën pasi, këtë ngjyrë “bomb” kanë zgjedhur edhe e ëmbla Fjoralba Ponari dhe Aleksia Bami.

Me format e trupit perfekte, edhe Xhensila Myrtezai ka mahnitur fansat me fustanin e saj ngjyrë rozë.

Guxoni pak më shumë këtë verë, ndryshoni look-un dhe provoni kombinimet më të “çmendura”! Kjo është vera juaj!

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit