TIRANË - Është prezantuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese raporti i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për Shqipërinë për vitin 2019. Drejtori i Sekretariatit, Janez Kopac, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë regres në disa fusha të caktuara të energjisë, siç është edhe mos liberalizimi i tregut. Por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku me kritika të ashpra ndaj Kopac, tha se nuk është njohur më herët me raportin, i cili sipas saj nuk është konsultuar me ekspertët e ministrisë.
“Qeveria ka humbur shumë muaj, mund të themi që është bërë një vit për Bashkimin e KESH dhe OSHEE që nuk është kërkuar nga Komuniteti ndërkombëtar po nëse kjo nuk ndodh nuk do të kemi zhvillim të tregut” tha Kopac.
E pranishme në komision ishte edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila i ka hedhur poshtë kritikat e bëra dhe ka theksuar se për këtë raport nuk është komunikuar në asnjë moment me ekspertët e Ministrisë.
Belinda Balluku: Cilën metodologji përdorni për këtë raport dhe nëse ky raport është vjetor apo çfarë raporti është sepse brenda 2019 keni ardhur dy herë për të relatuar në këtë komision?
Janez Kopac: Janë 12 muaj nga nëntori i një viti dhe deri në tetorin e vitit të ardhshëm dhe këtë gjë e ka bërë për 12 vite. Dhe kjo ndodh sepse është e rëndësishme që ky raport të paraqitet përpara këshillit ministror në dhjetor. Ka pasur një komunikim mjaft të pasur, me të gjithë ekspertët vendas.
Belinda Balluku: Ministria e Energjisë si komunikim me sekretariatin ka zëvendësministrin zotin Bejtja dhe zotin Simaku. Në rast se nuk keni kontaktuar me këta dy ekspertë me cilët ekspertë keni komunikuar?
JanezKopac: Për momentin nuk kam një përgjigje, por do ta shikojmë.
Belinda Balluku: Ky raport nuk krijon probleme për Belinda Ballukun, ky raport cenon imazhin e republikës së Shqipërisë një imazh të cilin ne së bashku punojmë fort për ta ngritur zoti Kopac.
Ministrja Belinda Balluku ka debatuar me drejtorin e Sekretariatit situatë që shkoi deri në përdorimin e ironisë, i ka rikujtuar atij se shumica e çështjeve të kërkuara janë për reformën energjetike dhe janë realizuar. Balluku ka kritikuar edhe disa çështje të cituara në raport.
Belinda Balluku: Vetëm në maj të 2019 kemi aprovuar krijimin e burse shqiptare të energjisë. Ju nuk mund ta quani këtë thjesht një veprim në letër. Në raportin për Shqipërinë ju keni shkruar që largimi i një drejtori ka krijuar vonesë në implementimin e eficensës së energjisë. I nderuar zoti Kopac, nuk besoj se as ju, askush në këtë tavolinë dhe as në rruzullin tokësor beson se largimi apo afrimi i një personi të vetëm mund të ndal reformat. Zoti Kopac i tregoni ju Austrisë se kë duhet të emërojë dhe kë duhet të shkarkojë një drejtor? Po Italisë i tregoni se kë kontrata duhet të firmosi dhe kë jo? Ky është viti i parë që Shqipëria ka bërë atë që Bosnje Hercegovina që ka marrë 3 pikë më shumë nuk do ta bëjë për shumë vite.
Ky debat i ministrs Balluku për largimin e një drejtori, lidhet me vetë ministren, pasi në fillim të vitit Kopac kritikoi largimin e Damian Gjiknurit nga ministria e Energjisë me argumentin se do të ndaloheshin reformat në sektorin energjetik. Sipas Ballukut, Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për Shqipërinë, flet për çështje jashtë tagrit të tij.
Belinda Balluku: Kur filloni dhe jepni këshilla që janë jashtë tagrit tuaj siç është ajo lidhja e kontratës së Akërnisë apo kë emërojmë apo kë shkarkojmë.
Janez Kopac: Kontrata e cila ka fituar nuk është nënshkruar akoma dhe është e nevojshme që Shqipëria të ketë një mjedis investimi të qëndrueshëm, pasi keni pasur probleme me investitorët e hidrocentraleve. Ky është raporti jonë ky nuk është raporti ministror dhe ne qëndrojmë pas tij dhe çdo gjë që është thënë aty është e vërtetë.
Belinda Balluku: Ju e kuptuat që nuk na e keni dërguar draftin, nuk kemi të drejtë ne në Shqipëri të kemi draftin të kemi të njëjtin trajtim me shtetet e tjera, që e kanë marrë draftin dhe ne duhet ta kishim të bënim komentet tona mbi të.
Po ashtu kritika për këtë draft ka patur edhe deputetit i PS Ilir Beqaj.
“Nuk ekziston një komunikim i drejtpërdrejt midis sekretariatit dhe institucioneve shqiptare se çfarë ndodh tek ne. Mbas kaq vitesh në prodhojmë energji diellore dhe ne na thuhet që këtë vit keni bërë regres. Ne mund të mos kemi bërë progresin e duhur, u bëmë 13 vite në komunitet dhe me të drejtë pakësohen vitet e kulaçit dhe shtohen vitet e kërbaçit, e kemi mësuar këtë gjë nga politika euroatlantike këto vite, por të paktën na vini notë kaluese por jo t'ju lutemi” tha Beqaj.
Pavarësisht debateve Kopac nuk ka pranuar rishikimin e raportit.
Belinda eshte njeshe. Damiani ishte mafioz e dyftyresh
PërgjigjuZnj. Balluku nuk ka bere asgje ne Ministrine me te rendesishme te Republikes. si mund ti lihet drejtimi i atij dikasteri nje personi qe edhe shkollen e mesme nuk e ka mbaruar te plote. kam kerkuar te njihem me CV e Ministres po nuk e gjej gjekundi.
PërgjigjuRespekte per ministren por ju lutem zhbllokoni situaten me lejet e hidrocentraleve sepse po na ikin investitoret e huaj. Kudo qe vemi na thone i ka bllokuar ministrja cdo gje nga lejet te autorizimet te investimet. Prit vitin tjeter!
Përgjigju