Investime në fushën e transportit, Balluku takon homologun gjerman

Investime në fushën e transportit, Balluku takon homologun gjerman

Investimet në sektorin e infrastrukturës në vend janë qendra e diskutimeve jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

Së fundmi, në kuadër të ministerialit “International Transport Forum”, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka realizuar një takim me ministrin gjerman të Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale, Andreas Scheuer.

Në fokus të bisedës kanë qenë ecuria e reformave në Shqipëri, investimet e huaja në fushën e transportit, por dhe mbështetja që qeveria gjermane na ofron në këtë sektor.

Takimi është zhvilluar në Leipzig të Gjermanisë me pjesëmarrjen e 36 ministrave të transportit nga e gjithë bota.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gjatë darkës zyrtare të mbajtur në kuadër të ministerialit të “International Transport Forum” në Leipzig, ku marrin pjesë 36 ministra nga e gjithë bota, pata rastin të diskutoj nga afër me ministrin gjerman të transportit, Andreas Scheuer. Ecuria e reformave në Shqipëri, investimet e huaja në fushën e transportit në këtë moment kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por dhe bashkëpunimi e mbështetja që qeveria federale gjermane na ofron dhe në fushën e transportit dhe sfidave që kemi përpara, ishin temat kryesore të bisedës tonë”, shkruan Balluku.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia