Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur sot nga SPAK për hetimet lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa sot u paraqit në SPAK ku iu komunikua akuza. 

Analisti Ilir Demalia, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se drejtësia duhet që t'i hetojë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Sipas tij, ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’ janë ngjarjet më të rënda që duhet të hetohen nga drejtësia.

‘Zhvillim i rëndësishëm, por drejtësia po tregohet arrogante dhe me standard të dyfishtë, ta hetojë Ballukun dhe këto po si ka mundësi një hetim që ka vrasje si ‘Gërdeci’ dhe ‘11 janari’ sillen dhe dali jashtë dhe nuk ka asnjë masë kundër tyre.

Le ti hetojnë të gjithë, kush i ka bërë dëm këtij vendi, por për ngjarje të rënda në këtë vend, kemi dy persona si Berisha dhe Mediu për ngjarje të rënda si Gërdeci dhe pati edhe viktima dhe ata janë të lirë. Lind pyetja ky SPAK a ka një standard ty të dyfishtë. Berisha çfarë nuk i ka thënë Dumanit, kurse Veliajn e mbajë brenda se thonë mund të prish provat. Nuk kam më besim tek SPAK. Ky është standard i dyfishtë', tha ai. 

Për gazetarin Adriatik Doci, Prokuroria e Posaçme nuk duhet që të frikësohet nga pushteti.

‘Goditja në këtë periudhë ngre disa dyshime sepse faktet kanë qenë aty prej muajsh. Thirret në SPAK Balluku në kushtet kur SPAK është para dy garave që është zgjedhje a kreut të SPAK dhe atij të BKH. Një teori është se Balluku ka një fuqi të madhe ndikuese dhe se grupe të caktuara brenda SPAK mund të ndodhen të kërcënuar. Për akuzën që ka ngritur SPAK ndaj saj është një aferë e paprecedentë korruptive, se sa është roli i saj në këtë aferë do ta shohim gjatë rrugës dhe tek dosja që ka SPAK. Mënyra si është paraqitur sot në SPAK më duket e dyshimtë dhe sforcuar, sepse është çështje që meriton një seriozitet tjetër’, tha ai.