Ndonëse opozita e kishte pritur prej kohësh përballjen me Belinda Ballukun, pasi u mor e pandehur nga SPAK për Tunelin e Lloagarasë, ajo e braktisi sallën kur zv.kryeministrja mori fjalën dje në Kuvend. Juristja Alesia Balliu e ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv shpjegoi arsyet se përse Partia Demokratike iu shmang përballjes me Ballukun.

Balliu tha për gazetarin Denis Minga se opozitës nuk i interesonte debati me Ballukun dhe as ta sulmonte atë, pasi zv.kryeministrja është mikeshë e ngushtë e Flamur Nokës.

“Me kthimin e shpinës që bëri sot ndaj qeverisë, u duk një akt fëmijnor, më ka kujtuar ato shfaqjet që bëjnë kalamajtë e klasës së 9. Opozitë e papjekur, opozitë pa strategji, por opozitë që ka vetëm skena, në vend se të përballet me argumentin, përballet me pozicione fizike dhe aspak politike.

Ne prisnin ta dëgjonim, prisnim që deputetë e opozitës të kishin argumente të forta ndaj Ballukut. Ata e braktisën parlamentin pasi nuk kanë interes të debatojnë me argument me Ballukun, sepse ajo është mikeshë shumë e mirë e Nokës. Ata e ruajnë për të mos e atakuar. Dhe kur e atakojnë, mbajnë atë klounin, çunin e Fahriut, që kërkojnë ti bëjë moral të pandehurës Balluku, duke qenë vetë djali i një spiuni dhe që vjen nga një familje hajdutësh”, tha Balliu në Repolitix.  

Sipas saj, PD është shitur dhe se kauza e saj ka rënë. Ndërsa i akuzon për bashkëpunim me PS edhe sa i takon reformës zgjedhore, për të cilën shton se me ndryshimet e reja kushtetuese që do miratojnë, Rama synon të ruajë pushtetin e tij, ndërsa Berisha të vazhdojë të jetë numri 2 dhe lideri i opozitës.

“Kauza e opozitë ka rënë, opozita është e shitur, do votojnë edhe për ndryshimin e kushtetutës dhe për to çdo gjë është e rregullt, të dyja partitë janë për të ruajtur pushtetin, Rama ruan pushtetin e tij, ndërsa opozita ruan pushtetin e tij duke qenë numri 2”, tha Balliu.

Avokati Përparim Çaça, tha se opozita ka qenë ajo që ka kërkuar interpelancë me Ballukun dhe duhet që të ishte në Kuvend për t’i thënë në sy akuzat që rëndojnë ndaj saj. Çaça theksoi se Rama duhet ta kishte shkarkuar nga posti.

‘Numri dy i qeverisë është e pandehur për shkelje në barazinë në tendera. Këto teoritë që SPAK po ndihmon qeverinë dhe opozitën, unë them se SPAK është në komandën e Edi Ramës po duke goditur edhe të tijët. Opozita duhet që të ishte aty për t’u përballur me Ballukun dhe t’i thoshin në sy që ti je një person i korruptuar dhe s’mund të jeshë dot numri 2 i qeverisë. Berisha t’ia plaste Ballukut akuzat për korrupsion. Po unë kam pritur që kryeministri ta kishte shkarkuar atë’, tha ai.

Avokati Idajet Beqiri, tha se Ballukut "iu pre koka" për të dobësuar qeverisjen Rama. Ai kritikoi gjithashtu sjelljen e deputetëve të opozitës, duke thënë se "nuk e dinë as vetë çfarë bëjnë" dhe se mungesa e tyre në seancë tregon çoroditje.

‘Balluku ka qenë numri 1 në fushatën për zgjedhjet në 11 maj në Fier, ia gjetën anën duke i prerë kokën sepse duke i prerë kokën asaj dobësohet qeverisja Rama. Ka një aksion të SPAK kundër kësaj alternative që ta mbajë me pendicilina opozitën që po vdes. Nuk e mbrojtën ata Ballukun. Po deputetët e opozitës nuk e dinë as vetë çfarë bëjnë prandaj nuk ishin atje, aq të çoroditur janë’, tha ai.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 20/11/2025 07:42

    Sa mirë do të ishte të mos jepej fare në TV kuvëndi. Opozita ulëriti në komisione pse s'vjen Balliku, Saliu fyen si gjithmonë sidomos femrat. Erdhi Balliku dhe mori fjalën për buxhetin. Ikën se duan të ruajnë privilegjet, i kthyen kurrizin kryeministrit se nuk e përballojnë me argumenta por me fyerje dhe sharje. Një opozitë konstruktive qëndron, e ka lexuar me detaje buxhetin dhe ka nënvizuar argumentat që rrozojnë ato që thotë qeveria. Por jo, duhej sharë, duhet të ikë nga qeverisja. Ajo do ikë kur hetimet të nxjerrin që është fajtore, zhurma e rrugës nuk duhet të përsëritet si për Veliajn. Tirana på e kërkon se nuk po sheh ndonjë akuzë të mirëfilltë për të. Kjo opozitë nuk vjen në pushtet, sjellja e padenjë që e ka karakterizuar gjithnjë, sa herë që nuk është në pushtet, ka humbur besimin për këtë opozitë. Turp për gjuhën që përdor, ndjellin konflikt në popull duke bërë ekstremistin. Më opozitar është Brace se opozita.

    Përgjigju
  • Iris: 20/11/2025 04:02

    Me te vertete PD beri nje idiotesi te madhe,plasi duke e kerkuar te vinte te shpjegohej dhe kur erdhi keta krisen e iken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?