Balluku i përgjigjet kritikave të Tabakut: Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria! S’bazojmë fitoren me individët

 

Ministrja e Infrastrukturës në Kuvend iu përgjigj shqetësimit për mosfunksionimin e duhur të programit IPA të miratuar. Balluku tha se fakti se vendi ynë e ka ndryshuar 4 herë koordinatorin për faktin se nuk e bazojnë fitoren e suksesin te puna te individi por te puna në grup dhe se puna do të përmirësojë procesin.

“Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, të cilin e miratojmë sot. Unë do të përgjigjesha për disa gjëra që tha parafolësja. Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria. Ne nuk i kemi bazuar as arritjet as fitoret tek individi, por puna në grup.

Ekspertët që merrem me IPA vijojnë dhe përmirësojnë punën e tyre. Nëse kërkojmë të rrisim aftësinë për përthithjen e fondeve IPA dhe të kemi organizim tjetër për koordinatorin apo edhe të angazhojmë më shumë forca, kjo nuk tregon që krijojmë vakume.

Gjatë programit IPA 2, nga 2014 në 2020 janë miratuar 9 mbështetje buxhetore me buxhet 324 milion. Lehtësira për zbatimin e projekteve IPA janë të rëndësishme për zbatimin e projekteve me këto fonde. Duhen kapacitete njerëzore, eksperiencë nga shkruara deri tek përthithja e fondeve.

Ne po përmirësojmë procesin. Tashmë kemi drejtori të dedikuar për të gjithë procesin. Duhet thënë që format e zbatimit të programit IPA 3 nga 2021-2027 parashikohen përmes disa programeve. Ratifikimi i marrëveshjes për IPA 3 i lë vend nisjes së procedurës për marrëveshjen IPA 2021 duke nisur zbatimin e 5 projekteve me kosto 64.9 milionë euro.

Në tetor 2022 pritet të miratohet paketa financiare IPA 2022.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura