Balluku inspektime për ujësjellësin e ri të Rubikut: Zgjidhim një shqetësim të vjetër të banorëve (VIDEO)

Ujësjellësi i Rubikut është tashmë një prej 128 kantiereve, të hapura nga AKUM në të gjithë vendin, ku po punohet për ndërtimin e rrjetit të ri shpërndarës.

Ujësjellësi aktual është ndërtuar në vitet 60-të dhe amortizimi e mungesa e investimeve ka sjellë degradimin e tij, duke ndikuar direkt në sasinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

Përmes investimit, që tashmë ka nisur në këtë zonë, do të ketë një transformim të situatës, e cila do të garantojë furnizim të pandërprerë për afro 4500 banorë. Investimi mbulon zonën urbane të Rubikut si dhe dy fshatrat, Munazë dhe Fierzë.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori AKUM, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj inspektuan punimet, që po bëhen për këtë vepër.

“Po investojmë në një projekt, i cili do të bëjë të mundur rinovimin tërësor, jo vetëm të linjës së transmetimit, me një gjatësi prej 11.5 kilometrash, rregullimin e burimit, por gjithashtu dhe 16 kilometra rrjet i brendshëm, duke pajisur të gjithë konsumatorët me ujëmatës për të faturuar atë sasi uji që realisht konsumohet. Gjithashtu, në qytetin e Rubikut, por dhe në dy fshatrat, Munazë dhe në Fierzë, do të ndërtohen edhe 6 depo, të cilat do të garantojnë furnizim të pandërprerë 24 orë me ujë për 4500 banorë”, sqaroi drejtori Bllako.

Kryebashkiaku Dedaj e cilësoi projektin për ndërtimin e ujësjellësit të ri si një investim tepër të rëndësishëm dhe të shumëpritur nga banorët e Rubikut, i cili zgjidh një herë e mirë një shqetësim të vjetër të banorëve.

Ministrja Balluku nënvizoi se pavarësisht orës dhe kushteve të motit, punimeve për këtë vepër vijojnë, në mënyrë që investimi të përmbyllet brenda afateve të parashikuara, në pranverë 2021.

“Është shumë e rëndësishme të përfundojmë në kohë, pasi ka pritshmëri të madhe nga të gjithë banorët. Janë projekte të munguara ndër vite dhe padyshim ka pasur një prioritet të vendosur në këto projekte, pra kemi nisur nga zonat e mëdha urbane, me shpresën për t’i përfunduar sa më shpejt atje, por ja që ka ardhur koha dhe tashmë kemi nisur me qytetet e vogla, por dhe me zonat rurale”, theksoi Balluku.

Balluku shtoi më tej: “Po mundohemi, sidomos këto projekte që janë jetike dhe kanë të bëjnë direkt me cilësinë e jetesës së çdo banori, t’i mbarojmë sa më parë. Kështu do ndodhë dhe në Rubik padyshim. Sigurisht, tani do jetë një fazë jo fort e këndshme për qytetin, pasi ku ka kantier ka dhe pak rrëmujë edhe pak baltë nëpër këmbë, por të gjitha punët e mira kanë një proces nga i cili duhet të kalojnë, kështu që qytetarët duhet të bëjnë pak durim”.

Projekti për ujësjellësin e Rubikut parashikon vendosjen e ujëmatësave për të gjithë abonentët, duke vendosur këtë sektor në ligjshmëri. Gjithashtu, ky investim do të ndikojë drejtpërsëdrejti edhe në performancës e ndërmarrjes së ujësjellësit.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë