Balluku inspekton punimet në bypass-in e Tepelenës: Problemet e shpronësimeve janë drejt zgjidhjes
Balluku dhe Verdho gjatë inspektimit të punimeve në bypass-in e Tepelenës
Punimet po vijojnë në bypass-in e Tepelenës dhe tashmë kanë përfunduar afro 70% e tyre.
Punimet për mbrojtjen lumore kanë përfunduar plotësisht, ndërsa po vijon puna në kilometrin e parë dhe të dytë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, inspektuan ecurinë e punimeve.
Drejtori Verdho bëri të ditur ecurinë e punimeve, teksa tha se ato janë ndarë në disa faza.
“Një nga veprat që është aplikuar për herë të parë në Shqipëri me një karrexhat konsol 6 metra, është vepër inxhinierike e standardit të lartë dhe fazën e kilometrit të dytë që është zgjerimi i karrexhatës ekzistuese, duke e sjellë në parametrat e një rruge të kategorisë C. Mbrojtja e kalasë është bërë me këtë vepër, duke bërë mbrojtjen lumore dhe bypass-in njëkohësisht”, sqaroi Verdho.
Ministrja Belinda Balluku vlerësoi rëndësinë e kësaj vepre, teksa njoftoi se ka marrë rrugën e zgjidhjes edhe problematika e krijuar me shpronësimet, duke mos krijuar kështu pengesë për vijimin e punimeve.
“Nga fillimi i shtatorit ARRSH-ja ka marrë dosjen nga ministria dhe jemi duke bërë plotësimet e fundit, pasi ne shpesh herë problematika na vjen edhe nga vetë pronarët, të cilët dëshirojnë të shpronësohen, por nuk sjellin dokumentacionin e duhur”, theksoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh gjithashtu se ndërtimi i bypass-it të Tepelenës, jo vetëm do të lehtësojë trafikun, por do të jetë gjithashtu edhe një pikë turistike për qytetin.
“Nuk është thjesht një bypass, i cili do të ndihmojë dhe do të shfryjë të gjithë trafikun, që kalonte nga brenda qytetit, por është një vepër shumë e rëndësishme dhe për vetë Tepelenën si qytet, pasi poshtë kemi krijuar shëtitoren buzë lumit, që e kthen në një pikë turistike me interes shumë të madh. Kemi ndërhyrë dhe kemi sistemuar urën e vjetër. Ndaj i gjithë fokusi i ARRSH-së duhet të jetë këtu, për t’i dhënë dhe mundësi kompanisë që t’i zgjidhim të gjitha problematikat dhe puna të ecë me shpejtësi”, u shpreh ministrja Balluku.
Ndërtimi i bypass-it të Tepelenës do të bëjë të mundur lidhjen e dy segmenteve të rëndësishme, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin, por njëkohësisht duke rritur edhe sigurinë rrugore në këtë segment.
Punimet në bypass-in e Tepelenës
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor 2024, 19:54
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor 2024, 12:12
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor 2024, 22:48
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor 2024, 12:27
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 13:51
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor 2024, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor 2024, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor 2024, 18:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor 2024, 19:13