Balluku inspekton terminalin e ri në Portin e Vlorës

Balluku inspekton terminalin e ri në Portin e Vlorës

Duke nisur nga ky sezon turistik, Porti i Vlorës do të ofrojë shërbime më të shpejta dhe në kushte shumë më të mira për të gjithë udhëtarët. Sic njofton MiE, ndërtimi i terminalit të ri, i cili do të vihet në funksion para nisjes së sezonit turistik, do të bëjë të mundur shtimin e kapaciteteve të përpunimit, ndërkohë që instalimi edhe i dy skanerëve për kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes në këtë pikë kufitare.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pa nga afër investimin e realizuar si dhe u njoh me ecurinë e punimeve, të cilat janë drejt fundit. Ministrja Balluku duke e cilësuar investimin e bërë në Portin e Vlorës si pjesë të strategjisë së Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e transportit, theksoi se përmes këtyre investimeve synohet ofrimi i shërbimeve në një kohë më shpejtë dhe më me cilësi për të gjithë udhëtarët dhe turistët të cilët vizitojnë Shqipërinë.

“Investimet në Portin e Vlorës janë pjesë e strategjisë së zhvillimit të transportit të Qeverisë Shqiptare dhe ky terminal që ndodhet këtu, tashmë gati për t’u dorëzuar dhe gati për të nisur operacionet në fillim të sezonit, është tregues i qartë i të gjitha vendimmarrjeve që ne kemi bërë. Projektet të tjera si zgjerimi i kalatave apo edhe thellimi i portit të Vlorës do të shërbejnë për të rritur numrin e pasagjerëve përmes kapaciteteve të reja përpunuese që ky port do ketë. Shpresojmë që gjithçka të përmbyllet sipas afateve dhe Vlora dhe gjithë zona e jugut, e cila meriton një vëmendje të veçantë përsa i përket zhvillimit të turizmit, t’i përgjigjet kësaj kërkese ashtu siç duhet, siç e kërkon një vend europian”, nënvizoi Balluku.

Ministrja garantoi se me investimet e kryera dhe projektet të cilat janë planifikuar për t’u realizuar synohet që Porti i Vlorës të kthehet në një port me parametrat e duhur për t’u përpunuar si anijet turistike ashtu edhe ato të mallrave.

Porti i Vlorës është një port ndërkombëtar, këtë fakt nuk duhet ta harrojmë, dhe absolutisht mund të destinohet për anijet turistike, pasi kjo është një zonë e cila ka si destinacion turizmin dhe është porta për të aksesuar jugun e Shqipërisë. Megjithatë ky është një port ndërkombëtar të cilin ne do ta sjellim sipas parametrave të duhur për të operuar të gjitha anijet, qofshin këto edhe anijet e mallrave, qofshin këto edhe anije turistike”, theksoi ministrja Belinda Balluku.

Porti i Vlorës është përcaktuar si Porti kryesor për nisjen e anijeve turistike me turistë vendas dhe të huaj, me destinacion Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit. Numri i operatorëve turistik të cilët operojnë me anije në këto destiancione ka ardhur duke u rritur, nga 8 anije që kanë operuar në vitin 2018, për këtë sezon kanë paraqitur kërkesë 13 operatorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë