Gjatë një interviste në 'Studio Live' në Report TV, drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të shkarkohet nga detyra e bashkë me të, duhet larguar edhe kryeministri Edi Rama.
Qori u zotua për vazhdim të protestave kundër atij që ai e quajti “një sistem të kalbur”.
"Kemi një ministre, të cilës i duhet hequr imuniteti dhe duhej shkarkuar. Për shkak të përgjegjësise së fortë të Ramës, ne mendojmë se Kuvendi duhet të shkarkonte edhe kryeministrin Rama. Sot Rama është i pushtetshëm sepse shoqëria nuk është ngritur mjaftueshëm në këmbë. Ne do të vazhdojmë të protestojmë në mënyrë periodike. Vend protesta jonë ka qenë Kuvendi i Shqipërisë, sepse mbart sovranitetin e popullit çdo 4 vjet. Prandaj ne jemi mbledhur aty, sepse duam t'u kërkojmë llogari deputetëve që të jenë të përgjegjshëm. " tha Qori.
Duke komentuar protestën e Partisë Demokratike të 22 dhjetorit dhe tubimet e planifikuara prej saj, Qori nënvizoi se 'thirrësi i protestës duhet të ketë reputacionin moral për të qenë të besueshëm.'
Ai përjashtoi kategorikisht çdo bashkëpunim politik me Partinë Demokratike dhe figura të tjera si Adriatik Lapaj, duke deklaruar se “nuk bashkëpunon me të keqen".
"Më mirë humb sesa të kompromentohesh”, vazhdoi Qorri, duke u zotuar se do të vazhdojë betejën kundër oligarkëve dhe korrupsionit, e ofruar, sipas tij, një alternativë morale dhe politike "që nuk bashkëpunon me të keqen."
Pjesë e diskutimit në 'Studio Live' ishte edhe hetimi që Autoriteti i Konkurencës ka nisur dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban. Duke nënvizuar angazhimin e Lëvizjes Bashkë kundër këtij vendimi, Qori bëri thirrje për mbikqyrje më të fortë të tregut.
"Shpresa. Al kanë qenë anëtarë të Këshillit Bashkiak në bashkinë Kamëz dhe ka konflikt interesi. Këta njerëz që ngrenë çmimin e biletës së autobuzit, marrin rrogë nga këshilli bashkiak por edhe nga firma që ka interes të rritet çmimi”, tha Qori duke nënvizuar se transporti publik është pronësi publike.
Komente











