Prej më shumë se tre vitesh, Shaqe Leka jeton në barakë. Shtëpia e saj në fshatin Ishull-Lezhë u shemb nga tërmeti i 26 nëntori 2019 dhe 64-vjecarja e vetmuar pret që bashkia t'i ndërtojë shtëpinë e re.
Jetesa në barakën me dërrasa është mjaft e vështire tregon gruaja e vetmuar, e cila trajtohet me bonus qiraje me vlerë 10 mijë lek (të reja) në muaj. Këto para janë të pamjaftueshme për të marrë një shtëpi me qira. Ajo kërkon ti ndërtohet shtëpia e re në fshat ose të strehohet në pallatet e reja të rindërtimit në qytet.
“Po bëhen 4 vite që jam në kasolle, me ilaçe jam, e sëmurë, spitalin e kam larg. Jeni duke e parë vete gjendjen si është këtu. Të vështirë e kam, frikë natën se këto dërrast rrëzohen me një të shtyrë. Me frike fle”, - tha Shaqe Leka.
Në situatë të ngjashme janë 40-familje në fshatrat e Lezhës, pasi procesi i rindërtimit për banesat individuale ka ndaluar prej janarit të këtij viti. Firma që kishte fituar tenderin me vlere 800 mijë euro nga bashkia e Lezhes u tërhoq nga punimet me pretendimin se është rritur çmimi i materialeve të ndërtimit. Prej 5 muajsh, Bashkia e Lezhës ka bërë kërkesë në drejtorinë e Rindërtimit në varësi të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, por nuk është miratuar rritja e fondeve.
“Ngërçi i vetëm është për 40 banesa sepse rritja e çmimeve bëri që procedura e tenderit të ngecë! Kemi korrespondencë me drejtorinë e Rindërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës në mënyrë që të përmbyllim gjithë procesin rindërtimit”, u shpreh Ermal Pacaj, nënkryetar i Bashkisë së Lezhës.
Lezha ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të dhe sipas te dhënave zyrtare, programi i rindërtimit ka përfunduar për pallatet, ku janë shpërndarë mbi 200 apartamente ne qytet, por ka ngecur për shtëpitë indivuale duke penalizuar 40 familje që jetojnë në fshatra.
SI.E./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Lezhë/ Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, ‘Holder’ prangos 32-vjeçarin e dyshuar! (EMRI)
29 Janar, 15:16
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
29 Janar, 15:05
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Marrëveshja/ Përfundon verifikimi i emigrantëve, 5 do kthehen në Itali! 44 dërgohen në kampin e Gjadrit (VIDEO)
29 Janar, 07:56
-
Merkoçi në Report TV: Skandal, Balluku me një firmë do japë leje ndërtimi në 2100 km2, SPAK merret me cironkat dhe jo me këtë!
28 Janar, 19:14
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare të Morinës
28 Janar, 11:11
-
Taulant Malshi emërohet prefekti i ri Lezhës! Prezantohet nga zv.ministri i Brendshëm: Prioritet zgjedhjet e 11 majit, për një proces të ndershëm
28 Janar, 10:05
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)
28 Janar, 07:20