Belinda Balluku mban peng rindërtimin e 40 shtëpive në Lezhë, 64-vjeçarja prej 3 vitesh jeton në barakë! Bashkia: Kemi kërkuar rritje fondesh

Prej më shumë se tre vitesh, Shaqe Leka jeton në barakë. Shtëpia e saj në fshatin Ishull-Lezhë u shemb nga tërmeti i 26 nëntori 2019 dhe 64-vjecarja e vetmuar pret që bashkia t'i ndërtojë shtëpinë e re.

Jetesa në barakën me dërrasa është mjaft e vështire tregon gruaja e vetmuar, e cila trajtohet me bonus qiraje me vlerë 10 mijë lek (të reja) në muaj. Këto para janë të pamjaftueshme për të marrë një shtëpi me qira. Ajo kërkon ti ndërtohet  shtëpia e re në fshat ose të strehohet në pallatet e reja të rindërtimit në qytet.

“Po bëhen 4 vite që jam në kasolle, me ilaçe jam, e sëmurë, spitalin e kam larg. Jeni duke e parë vete gjendjen si është këtu. Të vështirë e kam, frikë natën se këto dërrast rrëzohen me një të shtyrë. Me frike fle”, - tha  Shaqe Leka.

Në situatë të ngjashme janë 40-familje në fshatrat e Lezhës, pasi procesi i rindërtimit për banesat individuale ka ndaluar prej janarit të këtij viti. Firma që kishte fituar tenderin me vlere 800 mijë euro nga bashkia e Lezhes u tërhoq nga punimet me pretendimin se është rritur çmimi i materialeve të ndërtimit. Prej 5 muajsh, Bashkia e Lezhës ka bërë kërkesë në drejtorinë e Rindërtimit në varësi të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, por nuk është miratuar rritja e fondeve.

“Ngërçi i vetëm është për 40 banesa sepse rritja e çmimeve bëri që procedura e tenderit të ngecë! Kemi korrespondencë me drejtorinë e Rindërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës në mënyrë që të përmbyllim gjithë procesin rindërtimit”, u shpreh Ermal Pacaj, nënkryetar i Bashkisë së Lezhës.

Lezha ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të dhe sipas te dhënave zyrtare, programi i rindërtimit ka përfunduar për pallatet, ku janë shpërndarë mbi 200 apartamente ne qytet, por ka ngecur për shtëpitë indivuale duke penalizuar 40 familje që jetojnë në fshatra.  

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë