Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE, McAllister komentoi rastin e Belinda Ballukut. Ai thotë se është në dijeni të kësaj çështje, duke theksuar se nuk është vetëm çështje juridike, por edhe por edhe përgjegjësi politike.
"Kjo çështja ka pasur një vëmendje gjatë takimeve që ne kemi pasur. Unë nuk jam në pozicionin për ta komentuar. Por kjo nuk është thjesht një çështje ligjore por edhe e përgjegjshmërisë politike që duhet të zgjidhet nga qeveria shqiptare", tha ai.
Lajmi kryesor:
Çështja Balluku? McAllister: Test kritik në luftën kundër korrupsionit! Protestat e dhunshme? Nuk kanë vend në një demokraci funksionale, Berishën nuk do e takoj











