Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.

Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë mbledhjes Speciale të 70-të e Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC), ku morën pjesë  44 shteteve anëtare dhe disa organizatave të rëndësishme.

Teksa foli për vështirësitë që pandemia solli në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe atë të aviacionit civil, Balluku u shpreh e lumtur që gjatë këtij viti u hap aeroporti i Kukësit që do të shërbejë për të gjithë shqiptarë në pjesën verior duke përfshirë edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut. Po gjatë këtij viti u shpall dhe fituesi i ndërtimit të aeroporti ndërkombëtar të Vlorës që ishte një konsorcium kompanish.

"Pavarësisht  pandemisë ne hapën aeroportin e Kukësit që dot vijon me operime të plota. Ai aeroport u ndërtua si koncept i një aeroporti rajonal që ofron shërbime për shqiptarët  si në Kosovë dhe në Maqedoni. Pas shumë studimesh vendosëm të hapim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve. Por edhe shërbimet cargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve, Duke i dhënë këtij sektori një hov të ri, Pavarësisht se gara u shty disa herë për shkak të pamundësisë për të garuar. Kompania fituese ka deklaruar se në muajin nëntor do të fillojnë punimet në terren. Pra fillon kantieri nga ndërtimi”, tha Balluku.

Pandemia solli një krizë të madhe në aviacionin civil, ku shumë udhëtime u anuluan dhe shumica e avionëve e kaluan kohën më të madh në tokë, por për Ballukun korriku 2021 tregoi se trafiku ajror ka tejkaluar parashikimet duke shënuar shifra më të larta se 2019.

"Askush nuk është i paprekshëm nga ngjarje që janë të paparashikueshme. Të gjithë u vunë para një sprove dhe tregoi problematika jo të vogla.  E pamë me sytë tone se si është të mos ketë më aviacion se çdo të thotë që shtetet të mos lidhen me mes tyre përmes ajrit. Nga korriku 2021 trafiku ajror ka tejkaluar parashikimet duke arritur me lartë se 2019, na bën shpresëplotë për të zgjidhur çdo pengesë", tha Balluku.

Më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?