Balluku në parkun fotovoltaik të Topojës në Fier: Një model biznesit në fushën e energjisë së rinovueshme

Balluku në parkun fotovoltaik të Topojës në Fier: Një model biznesit në fushën e energjisë së rinovueshme

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vizituar parkun fotovoltaik në Topojë të Fierit, ku është informuar nga afër me investimin e realizuar. 

Ky park është konsideruar si model i suksesshëm biznesi, pasi në të janë instaluar 5 licenca të cilat prodhojnë në tërësi 10 megavat. Investitorët kanë bashkuar 5 licensat, duke përdorur të njëjtin sistem monitorimi dhe të njëjtin rrjet shpërndarjeje, e duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme kostot e prodhimit të energjisë.

“Teknologjia që është përdorur këtu është e diversifikuar, një pjesë e teknologjisë është europiane, një pjesë është kryesisht module dhe invertrat janë nga kompanitë numër një në botë”, ka thënë Sadik Llapashtica, kordinatori i projektit, duke shtuar se ky është pari i park fotovoltaik në Shqipëri dhe në Ballkan në këtë nivel dhe në këtë standard.

Duke vlerësuar investimin e bërë, ministrja Balluku e cilësoi parkun fotovoltaik të Topojës në Fier, si një standard dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë të interesuarit që duan të investojnë në këtë fushë.

“Parku fotovoltaik është një zhvillim energjetik shumë i rëndësishëm, dhe në një vend si Shqipëria ku ditët me diell ne i kemi bujarisht të ofruara, absolutisht është një fushë që duhet zhvilluar dhe duhet treguar gjithë serioziteti dhe vëmendja e duhur edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”, u shpreh Balluku.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka në fokusin e saj sektorin e energjisë së rinovueshme. Në të këtë kuadër një javë me parë, ministrja Belinda Balluku, ju përgjigj interpelancës së thirrur nga përfaqësuesit e bizneseve që kanë instaluar fotovoltaikë për vetkonsum, kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes. Tema e interpelancës ishte nxjerrja e akteve nënligjore për miratimin e procedurës së lehtësuar për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të energjisë së rinovueshme.

Për t’i dhënë zgjidhje shqetësimit të ngritur nga prodhuesit  fotovoltaik për vetkonsum, ministrja Balluku ka ngritur një grup të përbashkët pune me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, OSHEE dhe grupet e interesit, për t’i dhënë zgjidhje sa më parë kësaj problematike të mbartur.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 11/03/2022 04:40

    Me vjen keq per kete zoterin qe ka ber gjith kete investim. Shpresoj te mari ose te ket mar investimin e tij.. te investosh gjith ato para me nje sistem te till voltaik afer detit eshte e patolerueshme... shpresoj qe te ket mar sistemin e paneleve mbrojtes ndaj kripes.. por prap nuk eshte mjaftueshem.. kripa bluan cdo gje... mos beni investime te tilla pa folur me nje ekspert.. mos i hidhni parat tuaja dem. Edhe nese e merni token falas mos beni panele voltaike aq afer detit. Problemet do shfaqen ne vitet qe vin. Nese je pronari dhe e lexon nese mundesh gjej nje vend me te pershtatshem dhe levizi qe atje pak nga pak. Nese ke para pafund t kan dhen garanci leri ????

    Përgjigju
  • Lui: 27/03/2019 17:40

    Qeveria duhet te subvencioje te gjithe ata qe marrin persiper te investojne ne panele voltaike. Qofshin biznese apo familjare. Ka per te qene nje e mire per te gjithe. Edhe per familjaret apo bizneset, qe heqin nje barre teper te rende ne lidhje me shpenzimet per energji elektrike, por dhe per shtetin. Sepse do kete energji ne sasira teper te medha per eksport dhe fare mire shume shpejt mund ta kuotojne ne burse. Jemi nje vend i bekuar nga natyra me shume dite me diell. Prandaj duhet ta shfrytezojme kete gje..

    Përgjigju
  • Opinioni im: 27/03/2019 17:16

    ..mos i mbushni Tokaat bujqesore me kollona betoni..,se do boheni pishman shpejt!!..vendosini mbi cati e terraca

    Përgjigju
    • Joni: 11/03/2022 04:32

      Nuk eshte toke bujqesore.. eshte kripore qe nuk ben per asgje. As per panele voltaike!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI