Përfundon terminali i pasagjerëve në Vlorë / Balluku: Dyfishohen kapacitetet

VLORË-  Porti Detar i Vlorës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të terminalit të pasagjerëve, tashmë operacional, që ka dyfishuar kapacitetet përpunuese dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi ambientet e reja të Terminalit të Vlorës ku u njoh edhe me investimin e bërë. Ajo vlerësoi gjithashtu faktin se ndërtimi i Terminalit të ri u bë i mundur me kapacitete financiare të vetë shoqërisë portuale, duke treguar një mirë menaxhim të fondeve shtetërore, dhe që mbulon nevojat e udhëtarëve dhe mjeteve lundruese, numri i të cilëve ka ardhur duke u rritur vitet e fundit.

“Vlen për t'u theksuar se ky Port edhe me terminalin e ri, pothuajse ka dyfishuar kapacitetet përpunuese të udhëtarëve. Sot ne mund të përpunojmë nga Porti i Vlorës mbi 2500 pasagjerë në ditë. Ky investim vjen në kuadër të numrit të shtuar si të pasagjerëve ashtu edhe të mjeteve lundruese që qyteti i Vlorës ka pasur nga vitit 2017 dhe deri më sot. Vetëm gjatë vitit 2017-2018 kemi një rritje me 20% të pasagjerëve ose turistëve të huaj që aksesojnë Portin e Vlorës.

Unë i kam lënë porosi drejtorit, të cilin e falënderoj për punën e shkëlqyer që ka bërë deri më sot, që së bashku me stafet e ekspertëve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duhet të kërkojmë edhe kompani të tjera që ofrojnë shërbimin e lundrimit për pasagjerë”, deklaroi Balluku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ema: 23/07/2019 11:47

    si makiniste treni kjo ne foto:)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër