Pr/buxheti 2021 i Ministrisë së Infrastrukturës, Balluku: I pamjaftueshëm, kërkojmë 14.5 mld lekë shtesë! Pezullohen projektet rrezikojmë të krijojmë detyrime të prapambetura

TIRANË- Pakënaqësitë e Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me buxhetin e vitit që vjen 2021 po diskutohen në Komisionin e Ekonomisë. Ministrja Belinda Balluku tha se buxheti prej 49.3 miliardë lekësh edhe pse është rritur është i pamjaftueshëm.

“Buxheti 2021 është specifik, dhe është i parashikuar për tu përballur me një vit jo të lehtë. Por duhet pasur parasysh që MIE ka kantiere të hapura që duhet të përfundojnë disa në vitin 2021, por ne parashikojmë që të hapim edhe disa kantiere të tjera në vitin 2021. Ky buxhet jep 49.3 mld lekë për MIE, kemi një rritje prej 4.2 miliardë lekë. Ky buxhet mbulon vetëm 45% të nevojave tona. Në total kërkojmë 14.5 mld lekë shtesë”, deklaroi ministrja.

Vetëm për transportin rrugor ministrja ka kërkuar 12 miliardë lekë shtesë, pasi sipas saj janë plotësuar vetëm 45% e nevojave të sektorit.

“Transporti rrugor mjaft i rëndësishëm është financuar 26.2 miliardë lekë, nga nevoja në 60.5 miliardë lekë pra ka marrë vetëm 45% të nevojave. Përpos faktit që disa nga projektet konsiderohen të nevojshme për tu kryer nuk do të kryer për shkak të mungesës së fondeve. Kemi shqetësim edhe krijimin e detyrimeve të prapambetura. Me këtë fond do të jetë i paevitueshëm krijimi i detyrimeve të prapambetura. Kërkojmë shpenzime korente 2 mld lekë për të rritur mirëmbajtjen e rrugëve. Minimalisht në këtë program të rishikohet ky zë. Mirëmbajtja është proces bazik për ARRSH-në. Kërkojmë rritje të shpenzimeve kapitale me 10 miliardë lekë”, thotë ministrja Balluku.

Për ministren edhe fondet e vendosura në buxhet për vitin 2021 për transportin detar janë të pamjaftueshme.

“Transporti detar është shumë i rëndësishëm, ne kemi nisur proceduar edhe për spostuar portin e Durrësit, ky program është buxhetuar me 155 milionë lekë ndërkohë nevoja është 534 ,mln lekë vetëm 30% e nevojave. Kërkohet shtesë fondesh për të realizuar objektivat në portin e Durrësit dhe Vlorës. Kërkojmë shtesë 200 milionë lekë për shpenzimet e brendshme, 10 milionë lekë shpenzime të jashtme”, thotë ministrja.

Për të shmangur problematikat me studimet e bëra për projektet infrastrukturore ministrja ka kërkuar edhe shtesë fondesh për programin e burimeve natyrore.

“Programi për burimet natyrore, për zbulimin e mineraleve buxhetor 260 milionë lekë nga nevoja prej 730 milionë lekë, pra janë realizuar 30% të kërkesave tona. Problematikat që kemi për këtë program, sepse ka pakësim të shpenzimet korrente, për gjeologjinë dhe fonde që lidhen me këtë institucion. Një nga problemet kryesore që ne hasim është problemi i mungesës së ekspertizës nga institucionet shtetërore kështu që financimi i shërbimit gjeologjik shqiptar është jetik nuk është luks. Kërkesa jonë për këtë program është rritja e shpenzimeve korrente me 5 milionë lekë dhe për shpenzimet kapitale me 50 milionë lekë”, u shpreh Balluku.

Nga ana tjetër për të vetmet programe për të cilat ministrja nuk ka kërkuar fonde shtesë janë për transportin hekurudhor, transportin ajror, për programin e mbetjeve urbane, si dhe për planifikimin urban.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Tenderi i Aeroportit të Vlorës në pikëpyetje nga pandemia, Balluku: Gjendja financiare e kompanive të aviacionit është përkeqësuar

Mbyllja me sukses e tenderit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kërcënohet ndjeshëm nga pandemia. Si pasojë e uljes së të ardhurave të kompanive të aviacionit nëpër botë, si sektori më i goditur nga pandemia, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka thënë në Komisionin e Ekonomisë se gjendja financiare e kompanive është  përkeqësuar por objektivi është mbyllja e tenderit këtë vit. 

“Transporti Ajror, jemi duke punuar për garën e aeroportit të Vlorës që është bllokuar nga pandemia pasi fusha e aviacioni është më e goditur, për t’ju dhënë kohë kompanive për tu përmirësuar por kjo mesa duket është shumë i vështirë. Gara do të rihapet para fundit të këtij viti pra të përmbyllim garën”, u shpreh ministrja Balluku. 
Ministrja foli edhe për aeroportin e Kukësit duke thënë se: “Aeroporti i Kukësit presim fluturime në fund të marsit. Ky program ka marrë 140.3 milionë lekë financim nga buxheti 2021, dhe është buxhetuar me  99% të kërkesave”, tha ajo

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit