Riatdhesimet/ Balluku: Tani jo të gjithë do të karantinohen në hotel, varet se ku banoni(VIDEO)

TIRANË- Shqiptarët që do të rikthehen në atdhe nga data 4 maj e në vazhdim, do t'i nënshtrohen rregullave të reja, të cilat u prezantuan ditën e sotme nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Të gjithë shqiptarët do të duhet të rezervojnë një biletë me Air Albania, por ndryshe nga herët e kaluara, nuk duhet të prenotojnë automatikisht një dhomë hoteli që shërben si strukturë karantinuese, por duhet të deklarojnë adresën e saktë të shtëpisë.

Është kjo e fundit, pra adresa e shtëpisë që do të bëjë përcaktimin nëse do të karantinohen në hotele apo në shtëpi. Që do të thotë nëse qytetari jeton në një nga zonat e gjelbra do të karantinohet në hotel, e ndërsa ato në zonat e kuqe në shtëpi, por në këtë rast do të karantinohet edhe gjithë familja. Ministrja Balluku ka sqaruar se nëse ka ndonjë qytetar që jeton në zonat e kuqe dhe dëshiron të karantinohet në hotel, për të mos rrezikuar familjarët atëherë mjafton ta deklarojnë në avion dhe është i lirë.

Theksojmë se për qytetarët që do të karantinohen në hotel, shpenzimet e ushqimit ditor do të duhet ta paguajnë më shpenzimet e tyre. Njëjtë si në të kaluarën, shifra ditore për ushqim është 7 euro që do e paguajë çdo qytetar nga xhepi i tij, dhe pjesa tjetër e fjetjes prej 14 euro nga shteti. Në të dyja rastet, si karantinimi në hotel, por edhe në banesë do të monitorohen nga policia e shtetit dhe ushtria. Kujdes...Balluku ka sqaruar se deklarimi i rremë i adresës së shtëpisë, i ngarkon qytetarët me përgjegjësi penale.

"Sot kam një lajm të mirë për qytetarët që ndodhen në pritje për t'u kthyet. Nga 4 maji do të ndikojë edhe për riatdhesimin. Të gjithë shqiptarë duhet të aksesojnë faqen Air Albania për të kryer rezervimin e biletës, duhet të deklaroni adresën e banimit. Ato që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, në zonat e kuqe në shtëpi të monitoruara nga policia. Nuk është më i nevojshme prentotimi i hotelit. Gjatë udhëtimit tuaj në bordin e Air Albania, do të keni një formular të deklarimit ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi. Udhëtarët e riatdhesuar do ndahen në dy grupe, në zonat e gjelbra do dërgohen me autobus në hotel. Do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, 7 euro ndërsa 14 euro nga shteti. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantinohen në shtëpi, së bashku me familjet. Nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion", tha Balluku. 

Rregullat e reja për riatdhesimet
1.Qytetarët duhet të presin biletën në Air Albania
2.Nuk duhet të prenotojnë automatikisht hotel, por të japin adresën e saktë të shtëpisë
3.Në bordin e avionit duhet të plotësojnë një formular, do rishkruhet edhe një herë adresa
4.Në rast mashtrimi, do të ketë përgjegjësi penale
5.Banorët në zonat e gjelbra do karantinohen në hotel, me shpenzimet e tyre (7 euro për ushqim, 14 euro paguhen nga shteti)
6.Banorët e zonët e kuqe do të karantinohen në shtëpi, së bashku me familjarët
7.Në të dyja rastet do të monitorohen nga ushtria dhe policia
8.Nëse një qytetar nga zonat e kuqe dëshiron të karantinohet në hotel është i lirë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anila Ramollari: 04/05/2020 12:10

    Jam nje zonje qe jetoj ne Itali dhe doja te dija doja te vija ne shqipri se nuk e kemi mamin mire me shendet si duhet te veprojme

    Përgjigju
  • Naim: 03/05/2020 18:32

    Personat qe vijne nga italia ,,,anglia nuk duhen lejuar te bejne karantinen ne shtepi,por ne hotel...

    Përgjigju
  • Ema: 03/05/2020 10:59

    Personat qe kan shtepi te dyta a mun te karantinohen ne to pa karantinuar pjestaret e tjer te familjesqe duhet te punojn .

    Përgjigju
    • Kafsha: 03/05/2020 12:15

      Sipas llogjikes se thjeshte mendimi Im personal sigurisht qe mundesh!! Deklaro adresen e sakte se ku do qendrosh shpeton edhe te tjeret nga karatnina.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane