
Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e imunitetit të Ballukut, po diskutohet ende për USB-në me provat e SPAK. Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë. Por, prokurorët e SPAK thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe mund t’i kenë provat secili prej anëtarëve.
Lajmi kryesor:
SPAK do arrestimin, 10 mijë faqe prova kundër Ballukut në Kuvend! Vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve, anëtarët e avokati do marrin USB-në me vete! PS propozon shtyrjen më 19 janar










