Duket se protesta që po zhvillohet prej tre muajsh në Tiranë, është ndarë përfundimisht në 2 grupe.

Përçarja mes protestuesve është thelluar edhe më tej, pas përplasjeve fizike të ndodhura gjatë javëve të fundit.

Sot në boulevard kanë qenë prezente dy grupime, pra protestuesit nuk kanë qenë të grumbulluar si zakonisht para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë mbrëmjes, njëri grupim qëndronte në vendin e zakonshëm ku mbahen fjalimet para godinës së Kryeministrisë, ndërsa grupimi tjetër, i drejtuar nga Visuar Dalipi, i cili njihet ndryshe edhe si ‘Banka e Fundit’, është vendosur në kryqëzimin e urës së Lanës, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Kjo situatë ka shkaktuar edhe një trafik të rënduar në një pjesë të kryeqytetit.