Balluku takon sekretarin amerikan të Energjisë: Qeveria klimë të favorshme për investimet e huaja

Balluku takon sekretarin amerikan të Energjisë: Qeveria klimë të favorshme për investimet e huaja

Takimi i Belinda Ballukut me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette në SHBA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar në Uashington një takim me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette. Zyra e shtypit të ministrisë së Infrastrukturës  njofton se në takim u diskutuan mes të tjerash 'penetrimi i gazit të lëngshëm LNG në tregun shqiptar si dhe përdorimi i tij për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, ndërtimi i depozitave apo dhe i një terminali për LNG në të ardhmen, që do t’a bënte Shqipërinë një pikë të shkëlqyer shpërndarje për sasitë e eksportuara të LNG nga SHBA'. Gjithashtu Balluku dhe Brouillette diskutuan mbi interesin e investitorëve amerikanë në fushën e eksplorimit të naftës, si dhe mundësinë më të gjerë të investimit në këtë sektor.

Ministrja Balluku, po sipas zyrës së shtypit, e vuri në dijeni Sekretarin Brouillete për angazhimin e qeverisë për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente dhe konkurrencës së drejtë. "Ajo e garantoi Sekretarin Brouillete se investitorët amerikanë do të gjejnë në Shqipëri mbështetjen e qeverisë për të bërë biznes në kushte optimale" thuhet në njoftim.

"Iniciativa të rëndësishme në fushën energjitike, të cilat mund të shërbejnë pozitivisht në nxitjen e sektorit në vend, si P-TEC (Partnership for Transatlantic Energy Cooperation), apo OCGI (Oil and Gas Initiative) janë çështje me interes të prezantuara nga Departamenti i Energjisë, të cilat po merren seriozisht në konsideratë" vijon më tej njoftimi.  Takimi u zhvillua në Këshillin e Atlantikut vetëm pak ditë pasi Departamenti i Energjisë në partneritet me MIE organizoi në Tiranë një tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror në Europën Qendrore dhe Lindore”.

Takimi i Belinda Ballukut me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette në SHBA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh