Balluku tek 'Gjeologjia': Zgjidhet çështja e godinës së fakultetit, prioritet rikonstruksioni

Balluku tek 'Gjeologjia': Zgjidhet çështja e godinës së fakultetit, prioritet rikonstruksioni

Fakulteti i Gjeologjisë do ti nënshtrohet rikonstruksionit, kështu ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku teksa zhvilloi një bashkëbisedim sot me studentë të këtij fakulteti.

Ministrja garantoi studentët se çështja e godinës së fakultetit të tyre është zgjidhur dhe se tashmë ajo është në pronësinë e fakultetit. Sipas Ballukut, ministria ka parashikuar rikonstruksionin e saj me qëllim krijimin e kushteve më të mira si për zhvillimin e studimit ashtu edhe për praktikat të cilat bëhen brenda ambienteve të Fakultetit.

 “Është detyrë e jona që t’ju zgjidhim problematikën sa më parë me ndërtesën që tashmë është pronësi e fakultetit tuaj por rikonstruksioni i saj është një nga prioritetet që ministria e Arsimit në mbështetje dhe nga Ministria e Infrastrukturës ka. Praktikat tuaja të akomodohen në mënyrën sa më të mirë të mundshme sipas specifikave që kërkuat gjatë këtij takimi për ti bërë ato efikase dhe të kenë dobi në ecurinë tuaj në të ardhmen kudo që do të vendosni të punoni”, nënvizoi Balluku.

Ndërkaq, punësimi çdo vit i pesë studentëve ekselentë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë apo institucioneve nën varësi, do jetë angazhim i kësaj ministrie.

Balluku garantoi gjithashtu edhe mbështetje për zhvillimin e praktikave mësimore apo hartimin e projekteve të përbashkëta.

Ministrja u shpreh se prezenca e kompanive të huaja, të cilat veprojnë në vendin tonë në sektorin e hidrokarbureve, janë një mundësi më shumë për studentët sa i takon punësimit të tyre.

“Të gjitha këto do bëjnë që në të ardhmen mundësitë tuaja për punësim të jenë gjithmonë e më të larta dhe ju duhet të keni zgjedhje, të vendosni nëse do të punoni në administratën publike si ekspertë apo nëse të punoni në entitete private kaq të shquara dhe kaq të mëdhaja në fushën e hidrokarbureve apo dhe të minierave”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi më tej se studentët janë gjithmonë të mirëpritur për të shfaqur idetë, sugjerimet dhe kërkesat e tyre sa i takon bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ana e institucioneve shtetërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI