Balluku: Zgjidhje problematikës së shpronësimeve, shumë shpejt nis nga puna Agjencia Shtetërore

TIRANË- Ministrja Belinda Balluku, njoftoi së shpejti do të nis nga puna Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve për Interes Publik teksa shpjegoi edhe rolin që do të ketë kjo Agjenci. Balluku sqaroi se do të jetë Agjencia në fjalë e cila do të menaxhojë të gjithë procedurat e shpronësimeve duke bërë të mundur që projekte të ndryshme të mos pengohen më nga ky element, por njëkohësisht për t’u dhënë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë si shtetit ashtu edhe pronarëve të cilët do të dëmshpërblehen.

“Ne kemi nisur punën për të krijuar Agjencinë e Shpronësimeve për interes publik e cila do të jetë një agjenci ku do të përqendrohen të gjitha procedurat e shpronësimeve, por sigurisht gjatë krijimit të kësaj Agjencie ne po shikojmë dhe bazën ligjore dhe të gjitha elementet rregullator të këtij procesi për t’i facilituar, për t’i vendosur në një kuadër ligjor të qartë dhe paekuivoke dhe për t’i krijuar përmes kësaj Agjencie të gjitha projekteve mundësinë që të zhvillohen. Gjithashtu duke i dhënë pronarëve të cilët do të shpronësohen në mënyrë sa më të shpejtë, duke i plotësuar dhe kërkesat që ata kanë mbi truallin e tyre dhe duke arritur për të nxjerrë nga ky proces një produkt të mirë për të gjitha palët”, u shpreh Balluku.

Sa i takon rrjetit rrugor në vend, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku u ndal veçanërisht tek dy projekte madhore për të cilët tha se ka nisur faza e studimit, krijimi i qendrës së menaxhimit të trafikut rrugor si dhe projekti për ndriçimin led të të gjitha akseve kombëtare. Një tjetër shqetësim, është ai i aktivitetit të linjave të transportit ndërqytetas, për të cilin Balluku tha se deri në qershorin e vitit të ardhshëm do të jetë gati strategjia për funksionimin dhe mirë menaxhimin e këtij sektori, i cili prek jo vetëm qytetarët shqiptarë por njëkohësisht i vjen në ndihmë edhe strategjisë kombëtare të turizmit.

“Besojmë që me një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe sinergji mes Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Shqiptar dhe MIE, ne të arrijmë të dizenjojmë një strategji të mirëfilltë për linjat ndërqytetase. Kështu që përveç shërbimit që duhet t’i ofrojmë qytetarëve, e vlerësojmë këtë si një element bazë për mbështetjen e strategjisë së turizmit dhe unë besoj që deri në muajin qershor të 2020 e gjitha kjo strategji dhe i gjithë procesi i rimëkëmbjes së linjave ndërqytetase do jetë i përfunduar dhe në verën e vitit tjetër, sezoni turistik por dhe qytetarët do të marrin dhe do të shijojnë rezultatet e këtij procesi”, u shpreh ministrja Balluku.

Lajmi i mirë për banorët e kryeqytetit, bëri të ditur Balluku, është ai për nisjen e punës për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do të bëjë të mundur përballimin e nevojave për të gjithë banorët.

“Nënstacioni i Tiranës po zgjidhet dhe ka marrë rrugë. Ne do fillojmë shpejt nga puna aty pasi nevoja e kryeqytetit për energji elektrike është dyfishuar në vitet e fundit për shkak edhe të ndërtimeve të reja, nënvizoi ministrja e Belinda Balluku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë