Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar se do t’i kthejë nëpër vendet e tyre miliona migrantë, në rast se fiton në balotazhin e 28 majit, në garën me presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan.
Këto janë deklaratat e para të tij, prej mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.Në rundin e parë, asnjëri kandidat nuk ka arritur të fitojë mbi 50 për qind të votave për pozitën e presidentit.
Megjithatë, performanca e Kilicdaroglut ka qenë më e mira e një kandidati opozitar, përgjatë dy dekadave të fundit.Kilicdaroglu, 74-vjeçar, ka folur të enjten në favor të votuesve të krahut të djathtë.Ai, po ashtu, pritet të takohet edhe me Sinan Oganin – figurë e të djathtës ekstreme, i cili i ka fituar 5.2 për qind të votave, në garën për president.
Ai ka folur me ton më të ashpër, sesa në fazën e parë të fushatës.
“Erdogan, ju nuk i keni mbrojtur kufijtë dhe nderin e shtetit”, ka thënë Kilicdaroglu, ish-shërbyes civil.Ju keni sjellë me qëllim mbi 10 milionë refugjatë në këtë shtet. Sapo të jem në pushtet, do t’i dërgoj të gjithë në shtëpi”.
Ogan ka thënë se ai do të mbështesë vetëm kandidatin që merret me çështjen e migrantëve dhe e lufton “terrorizmin” – referencë në Turqi për militantët kurdë.REL
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Rey Manaj shkëlqen në Turqi! Sivasspor fiton pas tetë ndeshjeve
25 Janar, 15:30
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55