Milani ka siguruar një fitore mjaft të vështirë përballë ekipit të Parmës në 'San Siro' me rezultatin 2-1 me një autogol dhe gol të Balotelit.

Mialni ka marrë kështu tre pikë me mjaft vlerë në prag të ndeshjes me ekipin e Barcelonës në mesjavë.

Në fushë për Milanin kanë zbritur Baloteli dhe Niang, por El Sharaui ka qëndruar në stol për t'u kursyer për katalanasit.

Pjesa e parë ka qenë e mirë për Milanin, por Parma u mbrojt mirë deri në minutën e 39' kur Paletta shënoi në portën e tij.

Në pjesën e dytë Milani dominoi të gjitha aspektet dhe në minutë e 78' Baloteli shënon përsëri duke vulosur fitoren e kuqezinjve.

Ndërsa për parmën ka shënuar Sansone në minutën e 93' në minutat shtesë

Kështu Milani pret i qetë ndeshjen me Barcelonën në mesjavë për Champions League.





Dylber Balla