Mario Baloteli nuk do të jetë pjesë e ekipit të Manchester City-t për pjesën e mbetur të edicionit duke u divorcuar nga sheikët pas njhë serie problemesh me trajnerin Mancini, i cili për ironi të fatit vetë e solli dhe vetë do ta largojë nga Anglia.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘The Sun’ që deklaron se Mario ka shtruar një darkë në shtëpinë e tij për shokët e ekipit me arsyen se do të largohet. Në fund të darkës me miqtë e tij, Super Mario ju ka deklaruar shokëve të ekipit se do të rikthehet të luajë në ‘San Siro’.
Kjo do të thotë se italiani do ti bashkohet Milanit shumë shpejt. Për Milanin ekziston rreziku se ‘molla e kalbur’ të jetë goditja e vetme e kësaj merkatoje, pasi trantativat me Kaka’në janë shumë të vështira, pavarësisht se ndihmësi i Murinjo, Karanka ka deklaruar se negociatat me Milanin nuk kanë përfunduar.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com