E përjavëshmja prestigjoze amerikane “Time” e konsideruar si një nga gazetat më të vecanta botë për sa i përket politikës dhe ekonomisë botërore ka vendosur sulmuesin e ekipit të Milanit, Mario Baloteli ndër 100 personat më me influencë në botë për vitin 2012.

Në nëntorin e vitit 2012 “Time” i dedikoi kopertinën e revistës, Balotelit, ku ai fliste për racizmin, dëshirën për futbollin dhe ëndrrën për të takuar Obamën.

Prestigjozja amerikane “Time” më parë kopertinë i ka dedikuar Lionel Mesit dhe brazilianit Neymar.

Më datë 23 Prill, Baloteli, Raiola, që është edhe menaxheri i tij dhe padyshim adiministratori i Milanit, Galiani do të udhëtojnë për në Nju Jork për të tërhequr çmimin e fituar nga sulmuesi i talentuar.