Sulmuesi i ekipit të Milanit Mario Baloteli ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore duke ju bashkuar zyrtarisht kuqezinjve.

Në fjalën e parë si futbollist i ekipit të Milanit Baloteli ka deklaruar se ndihet mjaft i lumtur.

“Milani është në zemrën time, prej kohësh e kam pritur një moment të tillë dhe me mundsinë e parë që kisha u largrova nga Manchester City.

Të luash për Milanin është një nder dhe kënaqësi” shprehet Baloteli. I kënaqur nga lëvizja ka qenë edhe administratori Adriano Galiani që u shpreh se” më në fund Baloteli është i yni.

Kjo ka qenë ëndrra e tifozëve tanë që tani u bë realitet. Milani tregoi edhe njëherë që është më i fortë se kurrë”. Ndërsa presidenti i Interit Masimo Morati tha se nuk ishte penduar që e kishte shitur.


Dylber Balla