Sulmuesi i kombëtares italiane, Mario Baloteli ka paralajmëruar se do të braktisë Kampionatin evropian në Poloni dhe Ukrainë, në rast se tifozët e fyejnë në baza raciste. Sulmuesi italian me origjinë ganeze, ka thënë se do ta ‘vriste’ cilindo person i cili do t’ia hidhte bananen në Euro 2012.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në Euro 2012... Nëse racizmi do të duket dhe do t ë shprehet, menjëherë do t ë braktis fushën e lojës dhe do të kthehem në shtëpi”, ka theksuar Baloteli për “France Football”. “Nëse dikush m ë hedh banane në rrugë, sigurisht unë do të përfundoja në burg, pasi do ta vrisja”, ka shtuar futbollisti italian me ngjyrë. Megjithatë, Baloteli shpreson se Kampionati evropian do të kalojë pa probleme të tilla.

“Ne po jetojmë në vitin 2012 dhe gjërat e tilla janë të papranueshme. Racizmin thjesht nuk mund ta duroj. Të shohim si do të shkojë rrjedha e Evropianit, por shpresoj që të mos ketë probleme me racizëm”, ka nënvizuar Baloteli.

Kur luante për Interin, Baloteli shpesh ka qenë shënjestër e tifozëve në Itali për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Në një rast në Romë, ai ka treguar se për pak nuk është përleshur me disa persona që e kanë fyer, kur ai ishte i ulur në një bar. “Ishin dy apo tre djem të cilët më ofendonin. Por, për fatin e mirë të tyre shumë shpejt erdhi policia, sepse isha i gatshëm t’i ‘shkatërroja’”, ka rrëfyer Baloteli. (rb/shqiptarja.com)