/ATSH/. - Mino Raiola, menaxheri famshëm italian, i ka ofruar Juventusit sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotelli.

Sipas mediave italiane, Mino Raiola i ka ofruar Juventusit sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotellin. Nuk është rastësi që kohët e fundit menaxheri italian ka vizituar Vinovon, qendrën stërvitore të Juventusit, duke i propozuar trajnerit Massimiliano Allegri sulmuesin italian.

Allegri, në konferencën për shtyp në prag të të sfidës me Napolin, u shpreh se ruan kujtime të mira nga Super Mario gjatë periudhës së shkurtër që punuan bashkë te Milani. Kjo ka lënë të kuptohet se trajneri italian e mirëpret ish- sulmuesin e Interit, i cili nuk pa kalon një periudhë të mirë në Premierligë.

Por, të këtij mendimi nuk jane drejtuesit e Juventusit, që mbeten të fokusuar në blerjen e një mesfushori. Pas dështimit të transferimit të Wesley Sneijderit, sytë janë drejtuar nga Henrik Mkitarian i Borussias Dortmundit.

Futbollisti armen nuk po kalon periudhën më të mirë në Signal Iduna Park, por pavarësisht kësaj, duket e vështirë që Jurgen Klopp të heqë dorë prej tij.
Allegri e pëlqen shumë 25-vjecarin, por e ka të qartë se blerja e tij i ngjan më shumë një misioni të pamundur, ndërsa për afrimin e Adnan Januzajt, marrëveshja mund të arrihet në formën e huazimit