Balotelli peshkon tjetër problem,
një grindje fizike me të fejuarën

Balotelli peshkon tjetër problem, <br />një grindje fizike me të fejuarën
tabloidët britanikë nuk mund të linin që tu shpëtonte nëj tjetër rast për të shkruar mbi problemin e radhës lidhur me Mario Balotellin. The Sun, dhe Daily Mail i kanë kushtuar hapësirë flirtit të radhës së sulmuesit italian që do të zbulohet më shumë në emisionin televiziv “Sex, Lies and Rising Guys” në Channel 4.

"Pushtimi" i radhës është Holly Henderson që ka konfirmuar se ka patur marrëdhënie me sulmuesin e Manchester City. Por kjo ka shkaktuar një grindje fizike e cila ka marrë dhenë, mes sulmuesit dhe të fejuarës së tij Raffaella Fico, aq sa është detyruar të thirret edhe policia.

Bukuroshja italiane ka lënë jashtë shtëpisë Balotellin dhe më pas ëhstë larguar me valixhe pas grindjes. Sipas The Sun, futbollisti italian "nuk është zhgënjyer fare nga largimi" i bukuroshes Raffaella Fico.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni