Bamir Topi në Prishtinë

Bamir Topi në Prishtinë
Kosova dhe Shqipëria janë faktorë paqeje e stabiliteti në rajon dhe kanë agjendën e përbashkët, integrimet euro-atlantike, janë shprehur presidentët Atifete Jahjaga dhe Bamir Topi.

Presidenti shqiptar në largim, Topi është pritur me nderime dhe ceremonitë më të larta shtetërore.
Pas takimit nën dyer të mbyllura, Jahjaga vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria angazhohen për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien në rajon, dhe se të dyja shtetet kanë pikësynim integrimet në strukturat euro-atlantike. 
Presidenti Topi tha se ishte i nderuar që mandatin e tij si president i Shqipërisë po e përmbyllë me një vizitë në Kosovë, duke u shprehur se Kosova ka shënuar përparime të dukshme dhe është faktor i paqes e stabilitetit në rajon. 
Topi është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndërsa ka marrë pjesë edhe në seancën solemne për nder të tij në Kuvendit të Kosovës.

Në agjendën e tij, do të realizojë takime edhe me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, dy zëvendëskryeministrat Behxhet Pacolli dhe Sllobodan Petroviq si dhe të bëjë homazhe te varri i presidentit, Ibrahim Rugova, por nuk është konfirmuar nëse do ta takojë edhe kryeministrin Thaçi. 

Nesër ai do të bëjë homazhe tek kompleksi i Memorial i Jasharëve në Prekaz dhe në Gllogjan. Para largimit, Topi do të vizitojë edhe qytetin e Gjakovës.
/rg/shqiptarja.com/ 



  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’