Bamir Topi: Sali Berisha, arkitekt i së keqes brenda opozitës! Goditja e figurës së tij, e vetmja mënyrë që opozita të dalë nga gjendja ku ndodhet

Ish presidenti Bamir Topi deklaroi mbrëmjen e sotme se Sali Berisha është e keqja më e madhe e opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si ‘arkitektin e së keqes brenda së djathtës’. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Topi nënvizoi se tashmë koalicioni Berisha-Meta nuk ngjall më asnjë shpresë tek qytetarët të cilët janë të lodhur nga kjo qeverisje dhe kjo retorikë politike.

“Sot unë e shikoj Sali Berishën si të keqen më të madhe të opozitës shqiptare. A ikën apo nuk ikën, është çështje e tij. Sot nëse ka një strumbullar të mungesës së shpresës se cfarë do ndodhë me të ardhmen e të djathtës shqiptare, ai është Sali Berisha. Është arkitekt i së keqes brenda të djathtës”- u shpreh Topi.

Ish kreu i Shtetit shkoi më tej në analizën e bërë duke theksuar se fajtorë janë personat që e ndjekin të cilët sipas tij, një pjesë janë politikanë që kërkojnë poste, një pjesë persona që duan të sigurojnë një rrogë ndërsa pjesa tjetër militantë të verbër idealistë.

“Problemi është që e gjithë tendenca e zhvillimeve politike që rrotullohet rreth atij individi është situatë e pashpresë për lëvizjen që ai përfaqëson. Problemi nuk ëhstë më tek ai por tek një masë njerëzish që e ndjekin pas. Një pjesë prej tyre janë koshient, ndërsa të tjerët e ndjekin me idenë që afër Berishës mund të bëjnë karrierë.

Disa njerëz atje e shohin veten  në opozitë për t’u kthyer në pushtet. Maksimumi që ata pretendojnë duke qenë afër Berishës është të shkojnë në parlament të marrin rrogë. Një grup tjetër është një grup teknokratësh që shkojnë në studio televizive, marrin statusin e ekspertit të një partie të djathtë. Dhe pjesa më e madhe, është ajo e militantëve idealistë”- shtoi ai.

Për Topin mënyra e vetme për të pasur një opozitë funksionale dhe të shëndoshë, është goditja me forcë e figurës së Sali Berishës në planin politik. Ai tha se PD ndodhet në këtë gjendje për shkak të Berishës dhe të inferioritetit të disa prej njerëzve që i rrinë afër.

“Unë e di që opozita ka rënë në kondicionet e një sëmundje kronike, unë them duhet të dalë. Duhet goditja me forcë e figurës së Sali Berishës. Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera. Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje”- nënvizoi ish presidenti.

Sa i takon rikthimit të Bashës në politikën aktive dhe mundësinë që ky i fundit të kandidojë si kryetar i PD-së, Topi u shpreh se ish kryedemokrati ka të gjithë të drejtën të bëjë një lëvizje të tillë dhe se nuk ka asgjë të keqe. Ndërsa Ilir Metën, përkundër Berishës që e quajti ‘humbësin e madh’, ish presidenti Topi e cilësoi si një prej të fituarve në këto zgjedhje vendore pasi ka marrë vota në këshillat bashkiakë me të cilat mund të promovojë figurat e Partisë së Lirisë në zgjedhjet e ardhshme. Rezultati i fitores së thellë të PS-së në zgjedhje, sipas Topit vjen për shkak se rama në kushtet e pushtetit ka ditur të mbajë organizimin e brendshëm të partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Rama tur falenderimesh pas fitores në 14 maj, Topi: Sot në Kukës nuk po u besonte syve, gati kishte një keqardhje që e mori bashkinë

 

Ish presidenti Bamir Topi, duke komentuar situatën brenda opozitës, u ndal edhe tek turi i falënderimeve që Rama ka ndërmarrë në të gjitha bashkitë e vendit pas fitores në 14 maj.

Duke folur për takimin e Ramës në Kukës, Topi e cilësoi turin e falenderimeve si një ‘luks të panevojshëm’ dhe shtoi se retorika e tij politike është qetësuar sepse e sheh se nuk ka më asnjë rrezik për pushtetin e tij pasi përballë ka një opozitë të shkatërruar.

“Po e dëgjoja Ramën sot në Kukës, nuk po u besonte syve, ndërkohë që duhet të japë loogari për shumë gjëra. Cfarë është ai turi i falënderimeve? Po bën fushatën e 2025-ës. Pse këtë luks kemi ne që të dalë ky në tur falënderimesh? Kur nuk ke një institucion që të kontrollojë pushtetin atëherë arroganca nuk kuptohet më as nga personi që i thotë.

Rama është fitues, së pari është merita e tij. Në kushtet e pushtetit ka ditur të mbajë organizimin e brendshëm por këtë fitore ia bëri të lehtë  opozita. Majde në Kukës sot e patë që tonet e fjalës së tij ishin aq të buta. Gati gati kishte një keqardhje të madhe që e mori bashkinë e Kukësit. Nuk ashpërsohen tonet sepse sheh një opozitë të destrukturuar”- tha Topi. 

Ora 21:41
Si ‘shërohet’ PD? Topi në Repolitix: Të goditet me forcë Berisha, situata e PD është për fajin e tij! Figura me e diskretituar politike

 

Ish presidenti, Bamir Topi komentoi situatën e PD-së në Repolitix. Topi thotë se fajtor për degradimin e PD-së, është Berisha dhe se e vetmja mënyrë që opozita të dalë nga kjo situatë është goditja politike ndaj figurës së tij. 

“Unë e di që opozita ka rënë në kondicionet e një sëmundje kronike, unë them duhet të dalë. Duhet goditja me forcë e figurës së Sali Berishës. Me këtë ton dhe siguri i takon të flasë atij. S’po e dëmtojmë fizikisht, por në planin politik, Berisha nuk i la pjesë vetes të konservohej. Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera. Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje. “- tha Topi në Repolitix.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 25/05/2023 03:45

    Nuk goditet Berisha, i duhet Ed Ramsit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori