Humbja e thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit ka përçarë edhe më shumë Partisë Demokratike, ndërsa vijon të mbetet pa kryetar pasi kreu i komanduar Enkelejd Albeaj dha dorëheqjen nga ky post. Por ditën e sotme ish kryedemokrati Lulzim Basha ka zyrtarizuar rikthimin e tij në politikën aktive pa dhënë një përgjigjie të qartë nëse ka në plan të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike apo nëse ky rikthim i tij është në kuadër të funksionit të tij si deputet i PD-së.

Gjatë takimit që pati me disa të rinj, Basha parashtroi 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare për të ardhmen e vendit. Duke u fokusuar në pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve dhe të rinjve në veçanti në zgjedhjet vendore të 14 majit, Basha tha se diçka e tillë mund të përkthehet si “skadencë e klasës së vjetër politike në vend”.

“Ftesa ime sot është mos t’u besojmë qytetarëve por përmes listave të hapura t’u besojmë qytetarëve. Të ndalim së besuari politikanëve dhe të marrim besimin në duart tona si qytetarë. Listat e hapura 100%. Kam edhe dy propozime të tjera. Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit. Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.

Asnjë kryeministër që nuk mund të arrijë premtimet e dhëna në 2 mandate, nuk mund t’i bëjë ata për një mandat të tretë. Pra kufizimi i mandateve është i domosdoshëm. Gjithashtu edhe vota e emigrantëve , rreth 45% e bashkëatdhetarëve tanë nuk ndodhen sot në vend, janë larguar në mënyrë masive por nuk kanë të drejtën të shprehen me votë. Është vendim i GJK-së, duhet zbatuar”- u shpreh Basha.

Sa i takon tërheqjes së tij nga kreu i PD-së më shumë se një vit më parë, Basha tha se e mori atë vendim për një interes më të madh me qëllim për të mos nxitur përçarjen mes demokratëve. Ai nënvizoi se kjo tërheqje i kishte shërbyer si reflektim për të parë edhe gjendjen ku ndodhet debati politik në vend, që sipas tij nuk ofron alternativë por vetëm ‘tallava politike’.

“Mund t’iu kujtohet që tërheqja para një viti u bë për një interes të madh. Për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre. Nuk kam hequr dorë kurrë nga përgjegjësia për të mos lënë njerëzit në mes të rrugës dhe atyre që më kanë qëndruar në krah. Vendimi që kam marrë për të mos influencuar rrjedhën e ngjarjeve nuk do të thotë se jam stakuar nga interesi për këtë vend dhe PD-në. Kjo tërheqje më shërbeu për të parë te vetja ime dhe sa kohë e energji i kam dedikuar luftës që bëjmë me njëri-tjetrin dhe halleve të njerëzve. Kam dalë me një konkluzion se raporti duhet përmbysur. Politika nuk mund të jetë Big Brother. Niveli i debatit politik ka rënë masivisht, e kanë ulur me qëllim. Çfarë mund të debatosh me dikë që vendos tallava, apo me dikë që vetëm shpif shan e sulmon. Ftesa ime e parë është të ndryshojmë kulturën tonë politike”, shtoi ai.

Pas dorëheqjes së Alibeajt, Gazment Bardhi u zgjodh kreu grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë një mbledhje urgjente, 19 deputetët që ishin të pranishëm në mbledhje, votuan pro emërit të Bardhit, mes tyre edhe Lulzim Basha. Pas mbledhjes që grupi parlamentar zhvilloi ditën e sotme, deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat u shpreh se do të niste tur dëgjesash me demokratët në vend. Ndërsa sa i takon pyetjes nëse do të marrë pozicionin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se është në fazë konsultimesh. 

Nga ana tjetër Sali Berisha nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për humbjen e thellë të opozitës më 14 maj, megjithatë zërat brenda grupit të tij që po shohin nevojën për reflektim e deri në një lidership të ri, kanë nisur tashmë të shprehen publikisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Basha: Tërheqja ime nga PD u bë për një interes të madh! Kam parë sesa kohë i dedikohet luftës ndaj njëri-tjetrit, duhet ndryshim i kulturës politike

 

Duke folur për tërheqjen e tij nga politika aktive e vendit apo nga debatet për drejtimin e PD-së, Lulzim Basha u shpreh se vendimi i tij para një viti u mor për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre.

Ai tha se gjatë kohës që kishte analizuar debatet politike në vend kishte vënë re se kishte pasur një rënie të nivelit dhe se nuk kishte përplasje idesh apo alternativash por vetëm ‘tallava’.

“Mund t’iu kujtohet që tërheqja para një viti u bë për një interes të madh. Për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre. Nuk kam hequr dorë kurrë nga përgjegjësia për të mos lënë njerëzit në mes të rrugës dhe atyre që më kanë qëndruar në krah. Vendimi që kam marrë për të mos influencuar rrjedhën e ngjarjeve nuk do të thotë se jam stakuar nga interesi për këtë vend dhe PD-në. Kjo tërheqje më shërbeu për të parë te vetja ime dhe sa kohë e energji i kam dedikuar luftës që bëjmë me njëri-tjetrin dhe halleve të njerëzve. Kam dalë me një konkluzion se raporti duhet përmbysur. Politika nuk mund të jetë Big Brother. Niveli i debatit politik ka rënë masivisht, e kanë ulur me qëllim. Çfarë mund të debatosh me dikë që vendos tallava, apo me dikë që vetëm shpif shan e sulmon. Ftesa ime e parë është të ndryshojmë kulturën tonë politike. Mos të besojmë fjalët por veprat. Dua të më besoni se jam serioz për këtë platformë”, u shpreh ai.

Ora 17:57
Heshtja e tij kundrejt akuzave të Berishës, Basha: Sulmet nuk buronin nga ai por nga Rama! Heshta për të mos thelluar plagët në PD

 

Akuzat e Berishës ndaj tij prej më shumë se një viti, Lulzim Basha i konsideroi si të njëjtat me ato të kryeministrit Edi Rama dhe shtoi se nuk u ishte përgjigjur për të mos thelluar plagët brenda Partisë Demokratike.

“Nuk është se kam heshtur se nuk kisha çfarë të thoja për sulmet, akuzat, apo për personin në fjalë. Por kam zgjedhur të hesht i vetëdijshëm për plagët që shkaktonte çdo sulm i tij tek demokratët. Çfarëdo të thoja, vetëm do i thellonte këto plagë sepse në fund të fundit asnjë prej sulmeve të tij nuk kanë buruar vetëm nga ai, kanë qenë sulme që për vite me rradhë janë bërë nga Edi Rama”- shtoi ish kryedemokrati.

Ora 17:40
Basha rikthehet në politikën aktive me 3 propozime, mes tyre vettingu i politikanëve dhe kufizimi i mandateve për kryeministrin

 

Lulzim Basha është rikthyer në skenën politike aktive, me 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare për t’u rikthyer besimin qytetarëve tek politika. Basha tha se duhet të ketë lista të hapura për kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët, vetting për politikanët dhe kufizimi i mandateve për qeveritë.

“Ftesa ime sot është mos t’u besojmë qytetarëve por përmes listave të hapura t’u besojmë qytetarëve. Të ndalim së besuari politikanëve dhe të marrim besimin në duart tona si qytetarë. Listat e hapura 100%. Kam edhe dy propozime të tjera.

Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit. Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.

Asnjë kryeministër që nuk mund të arrijë premtimet e dhëna në 2 mandate, nuk mund t’i bëjë ata për një mandat të tretë. Pra kufizimi i mandateve është i domosdoshëm. Gjithashtu edhe vota e emigrantëve , rreth 45% e bashkëatdhetarëve tanë nuk ndodhen sot në vend, janë larguar në mënyrë masive por nuk kanë të drejtën të shprehen me votë. Është vendim i GJK-së, duhet zbatuar”- u shpreh Basha.

Ora 17:11
I riu iu drejtua si ‘kryetar’ i PD-së, Basha gjatë takimit: Kam dhënë dorëheqjen, ende nuk ka nisur ndonjë fushatë për kreun e ri

 

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka organizuar një takim me të rinjtë për herë të parë pas më shumë se 1 viti që prej se kur u dorëhoq nga kreu i Partisë Demokratike.

Në qendër të diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai drejtoi pyetje ndaj të rinjve të pranishëm sa i takon pjesëmarrjes së ulët.

Njëri prej të rinjve të pranishëm teksa mori fjalën, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’. Ky i fundit reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.

Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet

I riu: Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm

Basha: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar.