Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Ban Ki Mun, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesë uniteti lidhur me Kosovën. Ndërsa është shpehur i shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik.
Në raportin e tij të përgatitur për mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës që do të mbahet me 21 gusht, Ban Ki-moon, ka hedhur shumë kritika në adresë të institucioneve të Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën. Në raport Ban Ki- moon ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës gjatë shënimit të Vidovdanit, ndërsa ka shprehur shqetësimin edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë financimin e UAM-it (Administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës v.j.)..
Sekretari Ban Ki Mun vërejtje serioze ka paraqitur edhe për mungesën e një koncensusi të gjerë brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe ky fakt sipas raportit, vështirëson shumë arritjen e kompromiseve të domosdoshme mes palëve në procesin e zgjidhjes së problemeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për veriun e Kosovës Sekrtari I OKB-së, thotë se situata vazhdon të jetë brishtë dhe kërkon vigjilencë dhe përmbajtje nga të gjitha palët.
Ai kërkon një shtrirje të autoritetit nga e institucioneve të Prishtinës për popullatën në veri, mirëpo sipas tij çdo lëvizje institucionale në këtë drejtim mund të jetë e suksesshme, nëse është e bazuar në besim dhe e pranuar nga popullsia e atjeshme.
/Shqiptarja.com