Ban Ki-Moon në Kosovë i
shqetësuar për situatën në veri

Ban Ki-Moon në Kosovë i <br />shqetësuar për situatën në veri
PRISHTINE - Me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të bashkuara, Ban Ki-mun, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet një dialogu paqësor.

Gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët ai ka nënvizuar se duhet ndërmarrë hapa për arritjen e një respekti të ndërsjellë në rajon, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme.

Kreu i OKB-së ftoi të gjitha palët gjithashtu të intensifikojnë punën e tyre në lidhje me çështjen e personave të zhdukur, ndërkaq ka nënvizuar se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm.

Në orët e pasdites ai pritet të vizitojë edhe manastirin e Deçanit dhe të Prizrenit, për t’i dhënë kështu fund vizitës në Kosovë dhe për të vazhduar tutje për në Maqedoni.

BAN KI MOON NUK SHKEL INSTITUCIONET
Zoti Ban u takua me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi, dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, përfshirë këtu edhe Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK në ambientet e aeroportit  "Adem Jashari"
Vendimi u mor nga frika se mos vizita e tij në Kosovë po interpretohet si e barabartë me vizitat që i ka zhvilluar në shtetet e tjera të ish- Jugosllavisë, i kanë thënë gazetës Koha Ditore” burime diplomatike. Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm ka thënë se vizita e tij në Kosovë do të zhvillohet në përputhje me rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit.

NGUSHELLIME PER POETIN
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e poetit me renome ndërkombëtare, Ali Podrimja, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Francë të shtunën më 21 korrik.
Turneu i Ballkanit filloi më 20 Korrik, e deri më tani Ban Ki-Moon ka vizituar Slloveninë, Kroacinë dhe Malin e Zi. Pas Beogradit dhe Prishtinës shefi i OKB-së do të udhëtojë në Maqedoni dhe më pas në Bosnje-Hercegovinë.
(gm/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat