Ban Ki-Moon rikujton liderët:
Dialog për veriun e Kosovës

Ban Ki-Moon rikujton liderët: <br />Dialog për veriun e Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon përsëriti thirrjen e tij ndaj lidërve të Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen seriozisht në dialog për veriun e Kosovës.

“U kam thënë liderëve në Beograd dhe Prishtinë se pres përkushtim të sinqertë dhe serioz për dialog nga të dy palët. Të gjitha çështjet, në veçanti tensionet në veri, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, ka theksuar Ban në një konferencë për gazetarë në selinë e OKB-së, pak kohë pas përfundimit të turneut të tij në shtetet ballkanike, ku vizitoi edhe Kosovën.

Ai tha se rëndësinë e dialogut e ka shprehur në secilin hap që ka bërë në rajon, ndërsa u shpreh se është kthyer në Neë York me përshtypjen të thellë për elasticitetin dhe dinamizmin e rajonit.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat