TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon, i cili nis sot një vizitë në rajonin e Ballkanit, i tha televizionit shtetëror serb se ai do ta vizitojë Kosovën në kuadrin e rezolutës 1244 të OKB.
“Unë kam detyrën të takoj kreun e UNMIK, Farid Zarif, dhe anëtarët e tjerë të misionit të OKB dhe gjithashtu do të kem mundësinë të takohem me zyrtarët e Kosovës” tha Ban Ki-Moon në një prononcim për radiotelevizionin e Serbisë.
I pyetur se cili është roli aktual i UNMIK, ai pohoi se misioni vazhdon të punojë në kuadër të rezolutës 1244, por EULEX ka marrë një rol gjithnjë e më të madh dhe roli i UNMIK erdhi duke u reduktuar. “Gjithsesi UNMIK prapë ka një rol mjaft të rëndësishëm në Kosovë”, tha shefi i OKB.
Në Serbi u komentua me shqetësim se në çfarë statusi do ta vizitonte Ban Ki-Moon Kosovën, e cila nuk është ende anëtare e OKB.
Në Beograd Ban Ki-Moon do të takojë presidentin Nikoliç, Kryeministrin e mandatuar Daçiç dhe ministrin e Jashtëm në detyrë Vuk Jeremiç i cili është edhe kryetar i Asamblesë së OKB.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com