Kosovën me datë 24, pritet ta vizitojë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Këtë e konfirmoi edhe kryediplomati Enver Hoxhaj, gjatë një diskutimi për të zhdukurit dhe mbetjet mortore të luftës në Kosovë, në komisionin që merret me këtë çështje.
Vizita e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë të paralajmëruar për 24 korrik, shihet si problem nga kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Ai ka kërkuar të sqarohet nëse Ban Ki Moon do ta bëjë vizitën në Kosovë si në një shtet të pavarur, pasi sipas Nikoliçit, Kosova nuk është anëtare e OKB-së.
I bindur se kurrë nuk do të jetë kryetar në Kosovë, Nikoliqi ka paralajmëruar se duhet shqyrtuar një strategji e re, në mënyrë që të ndihet edhe në të ardhmen prania e institucioneve serbe në territorin e Kosovës. Sipas kryetarit serb, Tomislav Nikoliç, zgjidhja e çështjes së Kosovës kërkon një konsensus të partive parlamentare serbe.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com