Ban Ki-mun: I shqetësuar
për raportet Kosovë - Serbi

Ban Ki-mun: I shqetësuar<br />për raportet Kosovë - Serbi
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se në udhëtimin e tij në Kosovë dhe Serbi, nga liderët e tyre do të kërkoj “bashkëpunim të plotë” dhe se ishte i “shqetësuar” për gjendjen e raporteve ndërmjet tyre.

Për një kohë “isha i shqetësuar nga gjendja e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dështimin e tyre për pajtim”, tha Ban Ki-mun, në një intervistë me mediat e Beogradit, të publikuar të dielën.

Mëtutje, Ban Ki-mun, ka theksuar se “të dy palët duhet të bashkëpunojnë plotësisht në interesin e prosperitetit të tyre dhe sigurisë në rajon” dhe shtoi se “kjo është ajo për të cilën do të bisedoj me liderët e Serbisë dhe Kosovës”.

Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të Serbisë kanë shprehur mospajtime për vizitën e sekretarit të përgjithshëm në Kosovë.

Presidenti Tomisllav Nikoliq tha se vizita e tij në Prishtinë ka probleme.

Kryeministri i nominuar, Ivica Daçiq, tha se “është obligim i tij si sekretar i përgjithshëm i OKB-së ta respektoj statusin e Kosovës brenda Kombeve të Bashkuara, që do të thotë se Kosova nuk është në OKB si shtet i pavarur”.

Por, Ban Ki-mun, ka theksuar se vizita e tij ka të bëjë me faktin se në Kosovë ekziston misioni i OKB-së.

“Detyrë e imja dhe përgjegjësi është që të takohem me njerëzit atje”, tha Ban Ki-mun.

Gjatë turneut në Ballkan, të cilin e fillon këtë javë, ai do ta vizitoj Slloveninë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, raporton AFP. (rel/rd.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete