OKB do ndihmojë Shqipërinë në procesin e integrimit në BE. Kjo i është konfirmuar Presidentit Bamir Topi nga Sekretari I Përgjithshëm I OKB Ban Ki-Mun gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre. Kreu i lartë I OKB vlerësoi hapate ndërmarra nga vendi ynë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit dhe sidomos në kuadër të ndërtimit e konsolidimit të institucioneve shtetërore”. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun e siguroi Presidentin Topi për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të OKB-së në të gjitha proceset e zhvillimit demokratik të Shqipërisë, duke shprehur bindjen se me vendosmërinë dhe vullnetin e duhur, shqiptarët do të arrijnë qëllimin e tyre madhor kombëtar: integrimin në Bashkimin Evropian. Presidenti Topi duke folur për krizën globale, presidenti shqiptar pohoi se pasojat e saj ndihen jo vetëm në vendet e zhvilluara, por më shumë në vendet në zhvillim, të cilat prej kohësh po përpiqen për realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit. “Shqipëria natyrshëm pret që në një botë gjithnjë e më të globalizuar dhe të ndër-varur, debati mbi krizën financiare të dalë me disa mesazhe të qarta për G-20, G-8”, - nënvizoi Kryetari i Shtetit në takim. Dke theksuar se “arritja e Objektivave të Mijëvjeçarit nuk mund dhe nuk duhet të kalojë në rend të dytë për shkak të krizës aktuale financiare dhe ekonomike, duke parandaluar në këtë mënyrë që kjo krizë të kthehet nga një krizë ekonomike në një krizë sociale, mjedisore dhe humanitare”.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi mbështetjen e forumit më të madh ndërkombëtar, OKB-së, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, që “tashmë po shohin përpara për integrim në Bashkimin Evropian”
Presidenti Topi falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-sëe dhe për rolin konstruktiv dhe qëndrimin realist në lidhje me Kosovën.
/Shqiptarja.com