Falë vetive të magjishme të mjaltit dhe bananeve, të cilat janë të përfshira në këtë recetë ju mund ta përdorni këtë ilaç për fëmijët dhe të rriturit.
Përbërësit: 400 mililitra ujë të vluar, dy banane, dy lugë gjelle mjaltë.
Fillimisht qëroni bananet dhe pastaj shtrydhni ato me një lugë druri, pastaj, vendosni bananet në tenxhere dhe shtojani ujin e vluar. Lëreni tenxheren ashtu për 30 minuta.
Pasi të ftohet produkti, shtoni mjaltin në fund, pasi që nëse ia shtoni në fillim ai do t’i humbasë vetitë e veta të rëndësishme, shkruan Telegrafi.
Produktin rekomandohet ta konsumoni katër herë në ditë, nga 100 mililitra për çdo përdorim.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)