Vijon operacioni i policisë greke për arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në sasinë prej 1.6 ton kanabis që u bllokua në një gomone në det pas dy ditësh ndjekje.

Në Athinë gjatë kontrolleve në një nga pronat e personave të arrestuar është sekuestruar një tjetër gomone e fuqishme me 4 motorë prej 350 kuaj fuqi.

Gomonia e parë që u bllokua është me tre motorë nga 350 kuaj fuqi, ndërsa nga operacioni u plagos një shqiptar dhe të paktën një polic grek, ndërsa sipas medieve të vendit fqinj gomonia me drogë ishte nisur nga Shqipëria. 

dy.b/shqiptarja.com