Banda e Niklës po lan hesapet, si u vra halla dhe shpëtoi nipi! U gjendën 200 gëzhoja (Momenti kur u dërguan në spital)

Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja mbrëmë në Fushë Krujë. Atentati mbrëmjen e së shtunës iu bë në derën e shtëpisë njërit prej anëtarëve të bandës së Niklës. Mariglen Haka u qëllua sapo hapi derën, ndërsa plumbat i morën jetën hallës së tij Shpresa Basha, e cila doli pas tij. Report Tv solli pamje ekskluzive nga spitali i Traumës, momentet kur të plagosurit mbërritën me urgjencë. Mariglen Haka dhe Shpresa Basha janë sjellë me makinën personale nga Valter Bami, vëllai i Durim Bamit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, duket momenti kur Shpresa Basha u transportua e plagosur, por nuk mundi t'u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë. Shpresa Basha ishte e fashuar në pjesën e poshtme të barkut ku dyshohet se mori plagët e armës së zjarrit. Valter Bami i veshur me kostumin sportiv duket duke nxjerrë nga makina Mariglen Hakën i cili mori plagë të rënda në krahun e djathtë. Valter Bami një prej pjesëtarëve të bandës së Niklës është fqinj dhe miq me familjen Haka.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Mariglen Haka ka dalë nga shtëpia pas zhurmave që ka dëgjuar jashtë shtëpisë dhe menjëherë pas tij edhe halla, Shpresa Basha  e cila kishte shkuar për vizitë tek nipi. Ajo ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa  pranë shtëpisë së Hakajve në fshatin Zeze, janë gjendur rreth 200 gëzhoja plumbash.

"Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen, por deri më tani mësohet se nuk ka asnjë të shoqëruar.

I plagosuri Mariglen Haka

Mariglen Haka në 13 qershor 2011 është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Bledi Zeneli alias Nadien Zeneli ish-dhëndër i Hakajve në zonën e Bllokut.  Zeneli u akuzua nga Hakat se ai ka vrarë Roland Haka në në vitin 2004 në parkingun e një restoranti në rrugën kryesore në Fushë Krujë.

Në këtë Mariglen Haka ka qenë 12 vjec dhe 7 vjet më pas, në 2011 ai vret ish dhëndrin. Por përpos kësaj historie mes dy familjeve, atentati i së shtunës, lexohet si një mesazh i qartë për anëtarët e bandës së Niklës të cilët duket se kanë filluar të lajnë hesapet.

Mariglen Haka është pjesë e grupit të Niklës, i arrestuar më herët më 12 shtator të vitit 2018. Në prill të këtij viti Gjykata e Krujës ka dënuar me 1.6 vite burg Mariglen Hakën, nga 2.6 vite heqje lirie që kishte kërkuar prokurori i çështjes. Pjesë e këtij grupi ishte edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim.

Është pikërisht personi që shoqëroi në spital të plagosurit. Haka dhe Bami akuzohen si pjesë e një grupi që kishin armatime dhe municione luftarake pa leje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ata janë arrestuar gjatë një aksioni që reparti RENEA dhe FNSH bënë në fshatin Nikël duke arrestuar në mesnatë 4 persona. Durim Bami është personi që u dënua  me 8 muaj për kallëzim të rremë ndaj atentatit të Tom Doshit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nato: 23/09/2019 14:00

    Ka bere gabim te madh NATO qe hodhi ndonje bimbe gabim ne Nikel gjate fushates se kosoves. Do kishte shpetuar shqipetia nga rraca me e flliqur e vrasesve me pagese dhe trafikanteve te droges. E paskan qelluar brenda ne shtepi te vet, hajde me kembe te mbare per ge gjithe te tjeret. Mbase ju ka ardhur ora te paguajne. Per keta nuk ka meshire as per meshkuj as per femra dhe per asnje rrace tjeter. Edhe qente qe kane neper shtepi duhrn zhdukur.

    Përgjigju
  • Ysh: 23/09/2019 02:42

    Nikla vetëm maskarenj prodhon. Gjynah halla e shkretë. Kujt i kanë vjedh makinën, të shkojë ta kërkojë në Nikël.

    Përgjigju
  • Halla: 22/09/2019 19:43

    Shpirtin kan me ju a marr klyshve ,se kan pas qef me bo p... e nones. Ju a fut toma ne gerrmaz tani

    Përgjigju
    • Roni: 23/09/2019 00:51

      Dil me emer mbiemer tamom dhe shkruj kto gjona Ul koken aty lepur

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)