Në vijim të operacionit të koduar “POROSIA” dhe në vazhdimësi të hetimeve lidhur me grupin kriminal të tritolit në Elbasan, pasi një ditë më parë u arrestuan pesë persona, sot ka rënë në prangat e policisë edhe i gjashti. I arrestuari i sotëm është Erges Lipo, 30 vjeç banues në Pogradec.
/Shqiptarja.com
Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/6 dhe 25 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij vjen një ditë pasi policia shkatërroi një grup kriminal ku u arrestuan pesë persona, ndërsa u sekuestruan 82 kallëpe tritoli. Operacioni erdhi pas tre muaj hetime ndaj personave të akuzuar si anëtarë të bandës kriminale.
Të arrestuarit e një dite më parë:
Geraldo Yzeirllari
Kristi Maxhari
Edmond Abazi
Gazmor Kokla
U arrestua sot:
Erges Lipo
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA









