TIRANE - Mungesa e avokatëve të dy kushërinjve Genis e Andon Mëhillaj nën akuzë si pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të ekzekutimeve me tritol, është bërë shkak për shtyrjen e seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Këtë të enjte gjykata kish pranuar kërkesën e prokurorit Ardian Nezha për marrjen e deklarimeve nga disa dëshmitarë, mes tyre dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.
Me një vendim të ndërmjetëm të Gjykatës, prej disa seancash procesi i bandës së tritolit bëhet me dyer të mbyllura, ndërsa Kollozi nuk ishte i pranishëm në seancë apo në ambientet jashtë gjykatës.
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013 në banesën e Kollozit në Vlorë u vendos një sasi tritoli, ndërsa për prokurorinë personat e dyshuar për këtë vepër kriminale janë vrasësi me pagesë Julian Sinanaj dhe anëtarët e tjerë të bandës.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com