Banda e vizave, Xhafaj: Goditëm
7 grupe me SHBA dhe EUROPOL

Banda e vizave, Xhafaj: Goditëm<br />7 grupe me SHBA dhe EUROPOL<br>
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas shkatërrimit të bandës që trafikonte emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të Kanadasë dhe SHBA. Xhafaj thotë se operacioni ku u arrestuan 40 persona në Shqipëri është zhvilluar me partnerët amerikanë dhe europianë.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit.

Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit. Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndëshkojë të tjera grupe kriminale” deklaron ai.

Të përfshirë janë 51 persona, 40 janë arrestuar në Shqipëri, të tjerët në vende të ndryshme në Europë dhe në SHBA. Operacioni është drejtuar nga EUROPOL dhe Krimet e Rënda në Shqipëri. Në orën 14:00 Policia e Shtetit do të japë një konferencë për shtyp.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset