Një 22 vjeçar nga Hasi është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen e disa banesave në Peqin. Sipas korrespondentit të Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja, Imer Jupa akuzohet për vjedhjen e më shumë se 10 banesave në bashkëpunim me 2 persona të tjerë të cilët janë në kërkim dhe dyshohet se këta persona mund të kenë vjedhur më shumë se 50 milion lekë të vjetëra në disa banesa të rrethit të Peqinit.
Burime bëjnë me dije se autorët e vjedhjeve kishin një automjet tip 'Golf 6' me qera, të cilin e përdornin për t'u larguar pa gjurmë pas vjedhjeve por gjatë ndjekjes së policisë autorët kanë braktisur mjetin për të humbur gjurmët. Pavarësisht këtij veprimi, mësohet se Imer Jupa, një nga 3 autorët e vjedhjeve ka rënë në pranga ndërkohë policia po punon për kapjen e dy të tjerëve.