Banda/Trafikuan 10 mijë refugjatë
në BE, vihen në pranga 77 persona
Banda përbëhet nga trafikantë nga Kosova. Ajo dyshohet se është përgjegjëse për trafikimin e rreth 10 mijë refugjatëve drejt vendeve të BE-së. Në pranga janë vënë 77 persona në 7 vende të ndryshme të Europës.
Në një aksion në shkallë të gjerë, të iniciuar nga Policia e Austrisë është kapur një bandë trafikantësh nga Kosova për të cilën dyshohet se është përgjegjëse për trafikimin e rreth 10 mijë refugjatëve drejt vendeve të BE-së, me çka ka krijuar të ardhura prej miliona eurosh. Me arrestimin e 77 personave në të njëjtën kohë në 7 vende evropiane, policia ka shkatërruar strukturën e një organizate mafioze, shkruan krone.at. Hetimet patën filluar nga landi austriak Kärnten.
Pas disa muajsh të hetimeve që kanë përfshirë 16 000 përgjime telefonatash , aksioni është përmbyllur me sukses. Në raportin përfundimtar të bërë nga prokuroria mund të shihen shumë të dhëna mbi vila luksoze, policë të korruptuar, tregti me drogë, plaçkitje dhe mbi të gjitha, mbi trafikim me qenie njerëzore, transmeton albinfo.ch gazetën austriake.
Sfidues në këtë rast ka qenë koordinimi i informatave të marra nga një numër shtetesh të ndryshme”, ka thënë njëri nga përgjegjësit e aksionit. Në fund policët, të udhëhequr nga kriminalistët e landit Kärnten dhe me ndihmën e Europol-it e Eurojust-it ia kanë dalë të depërtojnë deri në nivelet e larta të organizatës mafioze dhe ta shkatërrojnë atë. Për këtë meritë, policët hetues nga ky land do të dekorohen si kriminalistët e vitit në Austri, thuhet më tutje në artikull.
Sipas udhëheqësve të aksionit, veprimi i tyre ka dhënë fryte në luftën kundër tregtisë me qenie njerëzore: “rrugët e trafikimit janë bllokuar, fluksi i refugjatëve nga Kosova është ndërprerë dhe kërkesat e azilit nga ai vend kanë rënë përgjysmë”./Arbreshinfo
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
39.7%
-
Opozitës
9.7%
-
Qytetarëve
50.6%
Vota total: 5189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Institucionet qendrore rrisin borxhet, shkojnë 3.5 mld lekë! Ministria e Infrastrukturës kërkon fond t’i shlyejë
5 Gusht, 15:59
-
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin
5 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ Shkruhet historia, ekipi i refugjatëve siguron medaljen e parë
5 Gusht, 15:51
-
Zjarr në kodrat e fshatit Valas në Cërrik, shkrumbohen nga flakët sipërfaqe me ullinj (VIDEO)
5 Gusht, 15:46
-
Jakin Marena: Aleanca e opozitës me Athinën u mund nga Rama, mesazhi i Himarës
5 Gusht, 15:45
-
Ushqimet me vitaminë A, pse janë jetike për mbrojtjen e syve
5 Gusht, 15:39
-
Fede Chiesa 'në modë', Inter dhe Roma në garë për yllin e Juventusit
5 Gusht, 15:36
-
Aksident në aksin Elbasan- Peqin, trajleri humb kontrollin dhe del nga rruga
5 Gusht, 15:26
-
Identifikimi i kodeve të SkyECC për të cilën u arrestua ish kryeprokurori i Vlorës, Zarka/ SPAK dërgon letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës
5 Gusht, 15:17
-
Jose Mourinho i bën kërkesën e bujshme Fenerbahces, do yllin e Barcelonës
5 Gusht, 15:15
-
Wolves i kthehet ëndrrës së vjeter, Chelsea i vendos çmimin Brojës! Shqiptari do Milanin
5 Gusht, 15:11
-
Kosovë/ Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë në veri
5 Gusht, 15:08