Të rinjtë u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri, mes një pjesëtari të bandës famëkeqe të Tan Kateshit dhe një grupi rival. Për 14 vjet rresht, familjet Shkodrani dhe Sadushi në qytetin e Elbasanit, kërkuan rihapjen e çështjes për vrasjen e djemve të tyre Arben dhe Alfier, për të cilët dyshojnë se autorët e vërtetë, nuk janë personat që akuzohen dhe janë shpallur në kërkim.
VRASJA
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Vullnetari" në Elbasan gjatë vitit 1997, kohë kur lufta e bandave në këtë qytet ka qenë mjaft e egër dhe e përgjakshme. Sipas versionit të deritanishëm, pesë persona të maskuar kanë qëlluar në drejtim të Kastriot Dervishit, i cili ishte një nga pjestarët kryesorë të bandës së Tan Kateshit.
Pas breshërive gjatë shkëmbimit të zjarrit, Dervishi që ishte edhe shënjestra, ka ngelur i plagosur rëndë, po ndërkohë kanë ngelur të vrarë dy të rinjtë Arben Shkodrani dhe Alfir Sadushi që ndodheshin një të njëjtën makinë me të.
(shqiptarja.com)